Kulture10 Korrik 2019, 00:13

Instagram merr masa drastike ndaj komentuesve, ja çfarë do të ndodhë me rrjetin social

Shkruar nga Pamfleti
Instagram merr masa drastike ndaj komentuesve, ja çfarë do të

Sipas studiuesve: Ekspozimi i një jete jo reale në Instagram po iu vret sistemin mendor

I njohur si rrjeti social më i madh dhe më i përdorur në të gjithë botën , Instagram-i duket se po “pushtohet” nga komentet fyese.

Për shkak të numrit të lartë të përdoruesve dhe adresave fallco, në Instagram qarkullojnë komente nga më të ndryshmet, dhe ky fenomen vihet më shumë re tek profilet e personazheve të njohur, megjithatë as adresat e njerëzve të thjeshtë nuk po i shpëtojnë dot.

Për të shmangur këtë situatë të pakëndshme, drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se janë duke marrë masa të rënda për të gjithë komentet negativë.

Ata njoftojnë se shumë shpejt do të kenë një opsion shtesë vetëm për komentet që tregojnë bullizëm.

Në momentin që do të komentojmë menjëherë do të shfaqet një tabelë ku tregon se komenti është ose jo bullizues.

Gjithashtu edhe personi që do të hedhë foton ose videon do të ketë mundësi të zgjedhë komentet që dëshiron, nëse dikush komenton fjalë që nuk janë pjesë e listës, ai do të fshihet automatikisht.

Teknologji