Sport12 Shtator 2019, 13:17

Interi dhe Milani bashkojnë forcat, projekt 1.2 miliardë për stadiumin fantastik

Shkruar nga Pamfleti

“San Siro” do të jetojë deri në vitin 2024 dhe më pas vendin do ia marrë një projekt i ri, që do ndërtohet në një zonë tjetër të Milanos dhe stadiumi mitik nuk do të presë më ndeshjet zyrtare të Interit dhe Milanit.

“La Gazzeta dello Sport” ka zbuluar sot projektin sesi do të jetë stadiumi i ri dhe detaje të tjera interesante.

Vlera e stadiumit do të jetë 1.2 miliardë euro, me kapacitet 60 mijë vende, por me një hapësirë të madhe për zonë komerciale dhe ambiente të tjera që do jenë në pronësi të stadiumit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Inter Milan