Sport20 Korrik 2019, 13:37

Interi me ofertë qesharake për Lukakun, United merr menjëherë vendim

Shkruar nga Pamfleti
Interi me ofertë qesharake për Lukakun, United merr

Lukaku largohet, zgjedh ekipin e Seria A

Inter dhe Manchester United janë takuar në Singapor, aty ku për pak minuta do të ndeshen për International Champions Cup, por temë e nxehtë diskutimi ka qenë e ardhmja e Romelu Lukaku.

Ishte përfolur se klubi zikaltër do të paraqitej tek United me një ofertë 83 milionë euro, 67 milionë euro kesh dhe 16 të tjera në formë bonusesh, por “Sky Sports” në versionin anglez ka zbuluar se nga takimi i palëve drejtuesit e Interit kanë ofruar 60 milionë euro për sulmuesin belg, ofertë që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Sport Inter Romelu Lukaku