Sport26 Maj 2019, 23:54

Interi me petk Championsi, Milani dështon sërish

Shkruar nga Pamfleti
Interi me petk Championsi, Milani dështon sërish

Java e fundit e Serie A ishte një nga më emocionueset e viteve të fundit. Titulli ishte vendosur, por lufta për dy vendet e mbetura në Champions League ishte e ashpër. Inter luante brenda ndaj Empolit dhe ka fituar 2-1. Zikaltërve u duhej një fitore për të siguruar kualifikimin në Champions.

Atalanta ka fituar 3-1 ndaj Sassuolos dhe ka bërë një arritje të pabesueshme duke u kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League. Të besuarit e Gasperinit e kanë mbyllur sezonin në vend të tretë, duke lënë mbrapa skuadra me histori si Milan dhe Roma.

Milan ka fituar me shumë vështirësi me SPAL me rezultatin 3-2, por fitorja nuk i ka mjaftuar pasi Inter dhe Atalanta duhet të bënin një hap fals.

Sport