Sport 7 Dhjetor 2018, 09:45

Interi “riblen” sulmuesin, pritet shumë nga talenti brazilian

Shkruar nga Pamfleti
Interi “riblen” sulmuesin, pritet shumë nga talenti brazilian

Gabigol e ka mbyllur periudhën e huazimit te Santosi dhe tani do të rikthehet tek Interi. Aty ku nuk ka arritur të jetë thuajse asnjëherë protagonist, që në kohën që u ble nga klubi zikaltër në vitin 2016.

Sulmuesi ka folur për mediat në lidhje me rikthimin e tij dhe është shprehur mjaft i lumtur që po rikthehet dhe që ndodhet në një ekip të shkëlqyer. Sezoni në Brazil ishte i suksesshëm pasi gjeti vazhdimësinë dhe minutat me zikaltërit.

“Jam i lumtur që po fliten fjalë të mira për mua. Jam i lidhur shumë me klubin e Santosit, por nuk ia mbyll derën asnjë klubi. Po kthehem tek Interi dhe dua të jem i lumtur dhe të luaj, nuk ka rëndësi se ku. Ndihem i lumtur, që jam një lojtar i Interit. Përfundimisht ata janë një ekip i shkëlqyer”, përfundoi fjalët e tij 22-vjeçari brazilian.

Sport Gabigol Inter