Përfudnojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Serisë A. Interi ka mundur minimalisht Sasuolon në “San Siro”. Romelu Lukaku është padyshim lojtari i sezonit për Interin. Belgu zhbllokoi shifrat për zikaltërit në minutën e 10.
Goli i sulmuesit erdhi pas një krosimi perfekt të Jang, me Romelun që goditi saktë me kokë.
Zikaltërit gjetën golin e dytë me Lautaro Martinez në minutën e 67, por mes shumë protestave.
Sasuolo pretendonte për një penallti përpara aksionit të golit të Interit, ku Raspadori u mbajt nga fanela.
Për gjyqtarin ishte gjithçka e rregullt dhe ekipi i Kontes nisi kundërsulmin, që u finalizua perfekt nga “Demi” argjentinas.
Në minutën e 85, Hamad Traore shkurtoi diferencën për Sasuolon, por goli i tij pati vlerën e statistikës.
Me këtë fitore, Interi mban i vetëm vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Sasuolo renditet në vendin e 9 me 40 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Juventusi triumfoi me po të njëjtin rezultat ndaj Napolit të Gatuzos. Pasi humbi ndoshta rastin e vitit, Ronaldo shleu gabimin. Pasimi perfekt i Kiezës gjeti devijimin e duhur nga portugezi duke realizuar.
Pak para shënimit të golit, portugezi bëri një gafë të pafalshme teksa vetëm 1 metër larg portës me kokë, devijoi totalisht në krahun tjetër topin, duke luajtur rolin e mbrojtësit të Napolit më shumë se sa sulmuesit të Juventusit.
Në minutën e 73, Paulo Dibala dyfishoi rezultatin për juventinët. Argjentinasi është rikthyer dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë, duke shënuar një gol siç është edhe në stilin e tij.
Sulmuesi vinte pas një dëmtimi të gjatë dhe këtë sezon ka qenë fantazmë. Por, edhe nga polemikat për përjashtimin pas festës së bërë në shtëpinë e Mek Keni.
Në minutën e 90, Napoli shkurtoi diferencën me Lorenco Insinjen nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e 3 me 59 pikë, ndërsa Napoli mban vendin e 4 me 56 pikë.