Bota14 Maj 2019, 20:52

INTERPOL i shtang të gjithë me lëvizjen e fundit ndaj Nikola Gruevskit

Shkruar nga Pamfleti
INTERPOL i shtang të gjithë me lëvizjen e fundit ndaj Nikola

INTERPOL i shtang të gjithë me lëvizjen e fundit ndaj Nikola Gruevskit

Prej dy muajsh Interpoli nuk jep asnjë shpjegim për mos lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut thotë se nuk ka pengesa ligjore dhe se i ka dorëzuar të gjitha dokumentet. Ish-kryeministri fitoi azilin politik në Hungari.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Interpoli janë përfshirë në një ngërç në lidhje me lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Ministria e Brendshme thotë se i ka kërkuar Interpolit që të lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar.

Sipas ministrit Oliver Spasovski, përmes Ministrisë së Drejtësisë janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pritet miratimi i kërkesës.

Sipas ministrit nuk ka asnjë pengesë ligjore, por prokurorja Vilma Ruskovska thotë se prej dy muajsh kërkesa qëndron pezull dhe Interpoli refuzon ta lëshojë urdhërarrestin ndërkombëtar pa dhënë ndonjë shpjegim.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis drejt Hungarisë pasi një gjykatë e dënoi me dy vjet burg për blerjen e paligjshme të një automjeti luksoz.

Qeveria hungareze e kryeministrit Orban i ka dhënë atij statusin e azilantit ndërsa autoritetet e Maqedonisë së Veriut vijojë të kërkojnë ekstradimin e tij.

Nikola Gruevski duhet gjithashtu t’u përgjigjet akuzave për uzurpimin e dhunshëm të parlamentit në Shkup në prill të vitit 2017.

Nëse gjendet fajtor për këto akuza ai mund të dënohet me burg deri në 20 vjet.

Rajoni INTERPOL Nikola Gruevski