Hetimi i gazetarit Adriatik Doçi për shtetësitë e dhëna nga Presidenti, ka trazuar qetësinë e Ilir Metës, dhe ka nxjerrë në ‘fushë betejë’ zëdhënësin e tij, Tedi Blushi
Pas sulmeve të mbrëmshme të zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi, i cili me një mesazh publik në ‘FaceBook’ kishte sulmuar gazetarin pas publikimeve të vazhdueshme të një investigimi të tij në lidhje me shtetësitë shqiptare të dhëna nga presidenca në shkelje të ligjit, ka reaguar vetë gazetari Adriatik Doçi.
Përmes ‘Facebook’ Doçi shkruan se po merr shantazhe dhe ‘sulme nën brez’ nga Presidenca, në mënyrë që të ndalojë investigimet.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook :
PAMFLETIMë tej ai i është drejtuar me një mesazh zëdhënësit Tedi Blushi, që të rrijë i qetë për dosjen e pazareve me nënshtetësinë, pasi ai nuk ka firmosur.
Gazetari Doçi i ka kujtuar Blushit se ndryshe nga ai që merret me investigime, zëdhënësi ka hyrë në çështje personale dhe familjare.
Në fund gazetari e ka mbyllur shkrimin me pyetjen “Tani ti besoj se pret që unë të të nxjerrë dashnorin e gruas tënde dhe dashnoren tënde në Presidencë, të cilën nuk e di a e ka dekoruar ende Likja?!”.
Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi
Meta paskërka lëshuar sonte Bilushin mediokër pasi nesër do dalë dosja e njërit prej ‘heronjve’ të tij nga Afrika.
Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy pase montazhe nga interneti.
Për Bilushin kam këtë mesazh:
Bilush, ruaj qetësinë. Edhe nëse do të të thërrasë SPAK-u për dosjen e pazareve me nënshtetësinë, ti nuk ke firmosur.
Unë kam bërë një investigim bazuar në fakte dhe dokumente për mekanizmin korruptiv të dhënies së nënshtetësive, ndërsa ti Bilush merresh me emra familjarësh të mi.
Tani ti besoj se pret që unë të të nxjerrë dashnorin e gruas tënde dhe dashnoren tënde në Presidencë, të cilën nuk e di a e ka dekoruar ende Likja?!
Bilush, ke hyrë në një hulli personale!
микрозаймы онлайн
18 Jan 2021, 11:11 AM (GMT)
Coronavirus Statistikat
67,690 Raste
1,277 Vdekje
40,453 Te sheruar