Aktualitet13 Gusht 2018, 21:02

Irlandë/ Zbulohet nga zjarri mesazhi i Luftës së Dytë Botërore, ja se cili ishte

Shkruar nga Pamfleti
Irlandë/ Zbulohet nga zjarri mesazhi i Luftës së Dytë

Irlandë/ Zbulohet nga zjarri mesazhi i Luftës së Dytë Botërore, ja se cili ishte

Në County Wicklow, Irlandë ra zjarr dhe në terrenin e përfshirë nga flakët doli një mesazh i fshehur që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për fjalën Eire (emri për vendin në gjuhën irlandeze) e gdhendur në gur në një vend në afërsi të bregut. Sipas autoriteteve janë krijuar 83 mesazhe të tilla të ngjashme në brigjet e Irlandës dhe për këtë janë nevojitur 150 tonë gurë.

Cili ka qenë qëllimi? Irlanda ishte neutrale gjatë Luftës, kështu që këto mesazhe shërbenin për të paralajmëruar pilotët bombardues  të të dy kaheve që po fluturonin në territor të një vendi që nuk merrte pjesë në luftë.

Në 30 maj 1941 avionët e “Luftwafe” kishin bombarduar disa lagje të Dublinit, pavarsisht politikës së neutralitetit të ndërmarrë nga qeveria.

Në fillim u tha se ishte një paralajmërim nga ana e Gjermanisë në mënyrë që qeveria irlandeze të mos u jepte ndihmë aleatëve, por më vonë qeveria gjermane tha se ishte një gabim dhe u ofrua të paguante dëmshpërblimin ekonomik që e pagoi pas mbarimit të Luftës. Kjo është arsyeja që autoritetet vendosën të krijonin këto sinjale të bëra me gurë për t’ua bërë të ditur pilotëve që po fluturonin mbi territor neutral.

Dossier