Ironia e tifozëve/ Kur Ronaldo derdh lot, Mesi gëzohet me tregolësha (fotot)

Ironia e tifozëve/ Kur Ronaldo derdh lot, Mesi gëzohet me tregolësha (fotot)

Gazetat spanjolle kanë sjellë në versionin e tyre online qëndrimet e tifozëve që kanë komentuar paraqitjen e Kristiano Ronaldos në Champions League përballë Valencias, ku në minutën e 29-të doli nga fusha me karton të kuq.

Duke lënë fushën mes lotësh Ronaldo u ndje i pafajshëm dhe kartoni për të ishte i pamerituar. Por fansat e Lionel Mesit kanë ironizuar në rrjetet sociale dhe me komentet e tyre të shumta kanë kujtuar se kur Ronaldo ka lot, për rivalin e tij Leo Mesi ka gëzim dhe tregolësha, nisur nga krahasimi mes të dyve në këtë start të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, pasi argjentinasi shënoi tri herë në fitoren 4-0 të Barcelonës përballë PSV Eindhovenit.

Foto që shoqëron shkrimet e tyre, ku shihet Mesi duke qeshur në pozicione të ndryshme dhe krahas tij Ronaldo duke lënë fushën mes lotësh, ka qenë objekt klikimi marramendës në mbarë botën. /Pamfleti Sport

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti