Kosova 9 Nëntor 2022, 00:01

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Greg Delawie, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë se nuk ka kuptim shtyrja  eafatit për targat nëse palët nuk do të binin dakord.

Mendon që nuk janë targat shkak për tensionet në Veri, por refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin”,ka thëë ish-ambasadori.

Ai ka folur edhe për dorëheqjet e pjesëtarëve të komunitetit serbë nga institucionet.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës”, është shprehur Delawie për Zërin e Amerikës.

Po ashtu ish-ambasadori amerikan foli edhe për propozimin franko-gjerman, ku tha se nuk ka njohuri, por ka besim në aftësinë e qeverive franceze e gjermane.

“Nul kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”, ka deklaruar ai.

Prishtine

Kosova