Aktualitet26 Mars 2018, 20:30

Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Ka filluar lufta e re e ftohtë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ambasadori shqiptar në Moskë: Ka filluar lufta e re e ftohtë

Ish-ambasadori shqiptar në rusi Shpëtim Çuçka duke komentuar dëbimin e diplomatëve moskovitë nga Tirana tha se ky veprim është një mesazh për aleatët tanë.

Ai theksoi se tashmë lufta e ftohtë ka filluar.

“Mund të jenë agjentë. Çdo qeveri dërgon në ambasadat e saj në bazë të fuqive që ka agjentë. Lidhur me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik, ata në një moment të caktuar janë interesuar sa ushtri ka Shqipëria, sa armë ka, tek i ka.

Ne hyjmë në ato shtete që dëbojnë dy diplomatë. Ka shtete që dëbojnë një. Pastaj ka me tre e katër. Numrat e largimeve tregojnë një raport. Dëbimi i tyre është një mesazh për aleatët tanë”, tha ish- ambasadori.

 

Aktualitet