Politike22 Maj 2019, 14:54

Ish-deputeti urdhër demokratëve: Asnjë koment për Borchardt, fokusi ynë është Rama

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti urdhër demokratëve: Asnjë koment për Borchardt,

Ish-deputeti urdhër demokratëve: Asnjë koment për Borchardt, fokusi ynë është Rama

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi iu ka kërkuar ish-deputetëve të selisë blu që të mos komentojnë deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Nëpërmjet një mesazhi, Bardhi ua ka bërë të qartë se beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon.

Asnjë koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardtdhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet”, shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së.

Politike Gazmend Bardhi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike