Bota16 Nëntor 2018, 11:46

Ish-kancelari gjerman në “listën e armiqve” të Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kancelari gjerman në “listën e armiqve” të

Ish-kancelari gjerman në "listën e armiqve" të Ukrainës

Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të “armiqve të shtetit”, pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, është shfaqur në të.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se “e dënon fuqishëm” listën në ueb-faqen Mirotvorez, e cila drejtohet nga një i njohur i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov.

Schroeder është listuar si “anti-ukrainas” për “mbrojtjen e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia”, në vitin 2014.

Edhe pse aneksimi ka qenë i paligjshëm, Schroeder ka pyetur: “Ju vërtet besoni se ndonjë president rus do ta ndryshojë këtë? Ky është një realitet me të cilin do të duhet të pajtohemi një ditë”.

Schroeder i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Aachener Nachrichten./REL

Bota Gerhard Schroeder ish-kancelari i Gjermanisë