Bota30 Mars 2018, 07:15

Ish-kryeministri flet me tone të ashpërta: Urgjentisht lini pas krizën politike dhe forconi dialogun

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kryeministri flet me tone të ashpërta: Urgjentisht lini pas

Ish-kryeministri flet me tone të ashpërta: Urgjentisht lini pas krizën politike dhe forconi dialogun

Karl Bildt, ish-kryeminsitri suedez, njëherësh edhe pjesë e Këshillit të Europës për Marrëdhëniet me Jshtë (ECFR) është shprehur i ashpër, teksa ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet të lënë pas krizën politike dhe të përqendrohen te forcimi i mëtejshëm i dialogut mes dy vendeve.

“Urgjentisht të kalohet kriza e tanishme dhe të forcohet dialogu Kosovë-Serbi. Bashkimi Evropian dhe të tjerët duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të lëvizur rajonin përpara. Nuk duhet pasur rrezik për të rrëshqitur përsëri në zakonet e vjetra”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Pas zhvillimeve të fundit që ndodhën të Hënën në Veri të Kosovës, të gjithë përfaqësuesit e huaj porositën dy vendet që të ulen dhe të dialogojnë për të gjitha zhvillimet në Kosovë dhe Serbi.

Rajoni ish-kryeminsitri suedez Karl Bildt