Bota19 Gusht 2018, 22:18

Ish-ministri grek i Financave: Borxhi publik grek nuk mund të paguhet dot, shpëtojmë vetëm nëse kthehemi te dhrahmia

Shkruar nga Pamfleti
Ish-ministri grek i Financave: Borxhi publik grek nuk mund të paguhet dot,

Ish-ministri grek i Financave: Borxhi publik grek nuk mund të paguhet dot, shpëtojmë vetëm nëse kthehemi te dhrahmia

Ish-Ministri grek i Finacave, Yanis Varoufakis gjatë një interviste në televizionin  “Skaj” është shprehur, se borxhi grek nuk do të paguhet kurrë.

“Borxhi publik grek nuk ka shans për t’u paguar dhe se lehtësimi i borxhit nuk ekziston, por është një mekanizëm i dyshimtë i stabilitetit të supozuar”,- ka thënë më tej ish-ministri grek.

Varoufakis mbahet mend, si një nga kundërshtarët e Alexis Tsipras. Ish-ministri ka folur edhe në lidhje me kthimin e dhrahmisë, si monedhë kombëtare e Greqisë.

“Kur për një dekadë sektori privat po pakësohet dhe të rinjtë po largohen jashtë vendit, zgjidhja e vetme do të ishte monedha kombëtare.

Mendoj se është thelbësore që një vend në një gjendje të përhershme falimentimi të ketë një sistem pagesash paralele dhe të përgatitet për kthimin në monedhën kombëtare.

 Brenda euros, ne mund të mbijetojmë vetëm nëse përgatitemi për dhrahmin.”,- ka përfunduar ai.

Rajoni borxhi publik Greqia Ish-misitri i financave Kthimi te Dhrahmia