Ish ministri i Brendshëm: Ilir Meta ka inate me figurat e pastra

Ish ministri i Brendshëm: Ilir Meta ka inate me figurat e pastra

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend. Brokaj u ndal fillimisht tek mosdekretimi i gjeneral Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se bllokimi i Sandër Lleshit nga Meta sipas tij, është i pajustifikuar. Në këtë kontekst, Brokaj theksoi se ky refuzimi i Metës, tregon qartë se presidenti ka inate me figurat e pastra, siç është ajo e zotit Lleshi. 

“Pyetja juaj sa i takon mosdekretimit të gjeneral Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme nga ana e Presidentit të Republikës është tejet interesante. Kjo për faktin se kemi të bëjmë me një çështje që kalon kufijtë e sensitive, pasi është edhe e karakterit juridiko-kushtetuese. Kështu që në këtë rast kemi të bëjmë me raportin dhe detyrat që ka kryetari i shtetit, për mendimin tim Presidenti Ilir Meta është i detyruar që të jetë plotësisht i argumentuar se përse nuk e dekretoi gjeneral Lleshin. Në këtë kontekst, kreu i shtetit nuk mund të shprehet kurrë se kam apo nuk e kam krijuar bindjen. Sepse të njëjtin informacion që ka Presidenti i Republikës nga Shërbimi Informativ dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese në vend për pastërtinë dhe të dhënat e një personi, i ka edhe kryeministri i vendit. Të dy këta titullarë të shtetit janë të dy të barabartë në raportet me marrëdhëniet dhe informacionin që në rastin konkret është zoti Lleshi. Rama deri sa bëri këtë propozim, e di që figura e tij është e pastër. Kështu që nuk kam krijuar bindjen apo nuk kam formuar bindjen, është artificiale, pasi kreu i shtetit nuk duhet të fshehë gjëra të panjohura. Ndaj duke i konseguar këtë të drejtë që është e diskutueshme, Presidenti duhet të ishte plotësisht transparent dhe plotësisht i argumentuar duke dhënë sqarime se përse e refuzoi kandidaturën e gjeneralit. Jashtë kësaj qëndrimi i Ilir Metës është i pajustifikuar, pasi edhe Kushtetuta e thotë qartë se kthimin e dekretit duhet ta shoqërojë me argumenta të forta ligjore dhe që për mendimin tim gaboi me mosdekretimin”, thotë ai.

Brokaj u shpreh i bindur se kandidatura e gjeneral Lleshit është e duhura për drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

“Unë gjeneral Sandër Lleshin e njoh, kur ky i fundit ka qenë ushtarak dhe kur ka qenë atashe në Gjermani kam pasur rastin ta takoj. Ia njoh jetëshkrimin zotit Lleshi dhe për mendimin tim është kandidatura më e vlefshme, e merituar për detyrën që i është ngarkuar. Dhe do të thosha që çuarja e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme mund të jetë shumë i dobishëm në shumë aspekte. Madje, që të hyjë në temë të pyetjes do të më duhet të flas me superlativa për zotin Lleshi, kjo për faktin se ka qenë Skënderbegas. Kontingjenti i Skënderbegasëve, ka qenë shkolla që bënte edukimin kombëtar më mirë se çdo shkollë tjetër në Shqipëri. Dhe ai formim i Lleshit, si dhe detyra kur ka drejtuar Akademinë Skënderbe, por edhe detyrat e tjera e veshin atë me një metal të admiruar nga të gjithë, pasi është tejet i formuar. E para, Shkolla Skënderbe, formim kombëtar dhe disiplinën për cilindo që studionte atje e kishte kryefjalë, sidomos edhe sa i takon shërbimit me devotshmëri dhe besnikëri të atdheut. Kështu që duke qenë se zoti Lleshi në moshën më të re duke studiuar në Akademinë Skënderbe ka mësuar se çfarë është hierarkia, ç’është urdhri dhe çfarë është institucioni. Këto të gjithë përbëjnë ata elementë që mendoj se e kanë formuar gjeneral Lleshin që në moshën e re, madje që në adoleshencë do të thosha. Kështu që mendoj se edhe mosdekretimin ka të bëj me inatin që kanë kategori të caktuara, përfshi edhe Ilirin me “Skëderbegasit”. Pra, formimin e tij si ushtarak e vlerësoj që kur ai ka mbaruar Akademinë “Skënderbe”. Pastaj arsimimet që ka bërë të nivelit të lartë, përfshi këtu trajnimet, certifikatat e marra dhe postet që ka mbajtur janë plus në formimin e tij. Ç’ka dëshmojnë qartë se zoti Lleshi mund ta kryejë shumë mirë detyrën e ministrit të Brendshëm”, thekson Brokaj,

 

 

 

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti