Politike 6 Prill 2018, 07:59

Ish-presidenti dënohet për korrupsion, gjykata: Të vijë vetë në burg

Shkruar nga Pamfleti
Ish-presidenti dënohet për korrupsion, gjykata: Të vijë

Ish-presidenti dënohet për korrupsion, gjykata: Të vijë vetë në burg

Gjykata e Lartë të Brazil vendosi rikthimin në burg të ish-presidentit Luiz Inacion Lula da Silva.

Sipas vendimit të gjykatës, Lula duhet të dorëzohet vetë deri në mesditën e së premtes, për të nisur kryerjen e dënimit me 12 vjet burg për korrupsion.

Të enjten, gjykata refuzoi kërkesën e ish-presidentit për t’u ndjekur në gjendje të lirë, ndërkohë që do ta apelojë vendimin.

Lula pretendon se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, me qëllim që ta pengojnë për të kandiduar për një mandat tjetër.

Ai rezulton favorit për një tjetër mandat presidencial.

Politike gjykata: Të vijë vetë në burg Ish-presidenti dënohet për korrupsion