Aktualitet26 Gusht 2018, 10:42

Ish-shkolla e partisë “Vladimir Iliç Lenin”, quhet akoma “Universitet”, stundentët e saj në poste kyçe, ja shkresa

Shkruar nga Pamfleti
Ish-shkolla e partisë “Vladimir Iliç Lenin”, quhet akoma

Ish-shkolla e partisë “Vladimir Iliç Lenin”, quhet akoma “Universitet”, stundentët e saj në poste kyçe, ja shkresa e Ministrisë

Ata që kryenin këtë shkollë, konsideroheshin si sot Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, në qeverinë dhe partinë “Rama”, Saliu, Tritani, Gramozi dhe 42 deputetë janë me këtë shkollë

Mos u çuditni, por në ndryshimin që i është bërë Ligjit Nr. 8461, datë 25.02.1999 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, personave që kanë përfunduar kurse 3 mujore, 1 vjeçare e 2 vjeçare në ish-Shkollën e Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” që ndodhej në Laprakë, ky kurs u quhet “Studime të Arsimt të Lartë Universitar” dhe kanë të drejtë, të pajisen me diploma universitare “studime filozofike-politike”.

Këtë e konfirmon, Ministria e Arsimit, me Shkresën Nr. 3170, datë 7 korrik 2003, që mban firmën e ish-Drejtorit të Arsimit të Lartë, zotit Agim Muçaj, ku thuhet shprehimisht: “Në bazë të legjislacionit të Arsimit të Lartë, Ligjit Nr. 8461, datë 25.02.1999 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), personave që kanë përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”, diploma që kanë fituar, u njihet si diplomë shkollë e arsimit të lartë Universitar”.

Kjo shkollë, u hap në muajin shtator 1970, projektuar si ndertesë, nga arkitekt Koço Komi dhe u inaugurua personalisht nga Enver Hoxha, duke e quajtur “Shkolla e Lartë e Partisë”, që funksionoi deri në 30 qershor 1991, në të cilën për 21 vjet radhazi, u përgatitën ideologjikisht, kuadrot drejtues të pushtetit, shtetit, partisë dhe masovikët e propagandës komuniste të ish-diktaturës!

Shkolla e Lartë e Partisë “Vladimir Iliç Lenin”, ka qenë shkolla më e lakmuar prej ish-anëtarëve të PPSH me profesion punëtor, që synonin të bëheshin drejtues të partisë në zona e qendër, drejtues të rinisë, gruas, Frontit Demokratik, Bashkimeve Profesionale, këshillave popullore, të ndërmarrjeve shtetërore.

E lakmuar ka qenë sidomos prej individëve me arsim të lartë, të cilët bënin gjithçka për t’u pranuar në radhët e PPSH, si trampolinë për të kryer edhe këtë shkollë e cila mbante emrin e udhëheqësit të revolucionit popullor komunist “Vladimir Iliç Lenin”, madje kishte konkurrencë shumë të madhe, për të arritur të shkoje në ata shkollë, mbasi duheshin shumë prova besnikërie ndaj partisë sidomos në zhvillimin e luftës së klasave në gjirin e partisë, në gjirin e familjes, në shoqëri dhe në qendrën e punës!

Kjo shkollë kryhej me shkëputje dhe pa shkëputje nga puna, ishte me sistem 1 e 2-vjeçar dhe ata që kryenin studimet në Shkollën e Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”, konsideroheshin si Endri Fuga e Engjell Agaçi sot në qeverinë dhe partinë “Rama”/Pamfleti

Ja 25 postet zyrtare e partiake, ku emëroheshin ato që kryenin shkollën “Lenin”

Dossier Ish-shkolla e partisë “Vladimir Iliç Lenin” ja shkresa e Ministrisë quhet akoma “Universitet” stundentët e saj në poste kyçe