Sport21 Gusht 2019, 17:45

Ish-sulmuesi e tepron: Kam turp kur më përmendin se kam luajtur me Juventusin

Shkruar nga Pamfleti
Ish-sulmuesi e tepron: Kam turp kur më përmendin se kam luajtur me

Nikolas Anelka ishte sulmuesi që shkëlqeu në Angli me Çelsin, duke u transferuar më pas në Torino, aty ku firmosi me Juventusin. Aventura me bardhezinjtë nuk ishte më e mira e mundshme duke qenë se dështoi keq, duke u larguar shumë shpejt nga Juventusi.

“Sinqerisht, kur dikush më flet për Juventusin, dua të ndërroj temë pasi më vjen turp nga ai transferim. Unë ka luajtur dhe shënuar në të gjitha skuadrat ku kam shkuar, përveç Juventusit. Kështu që pavarësisht dështimit, nuk mund të them se isha ai tip lojtari si në Torino.

“E zgjodha Juventusin pasi ishte klub i madh, me histori dhe sepse ishte në vendin e parë. Për fat të keq, ishte eksperienca ime më e keqe që kur luajta 45 minuta dhe nuk doja më ta vishja fanellën e Juventusit para tifozëve”, u shpreh Anelka.

Sport Juventus