Ish-truproja i Hajdarit akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe vrau Azemin, kishin zbuluar dosjen e UDB të Saliut

Ish-truproja i Hajdarit akuzon Berishën se helmoi Ibrahim Rugovën dhe vrau Azemin, kishin zbuluar dosjen e UDB të Saliut

Në një intervistë të kohëve më parë, Marjan Gryka ish-truproja i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit, e akuzon Sali Berishën se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin.

Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte.

Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.

Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni.

Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua.

Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.

E sjellim këtë fakt tashmë në kohë, pas deklaratës së Berishës një natë më parë se Garda e Republikës kishte tentuar të vriste atë dhe Ibrahim Rugovën, por rastësia i kishte shpëtuar./Pamfleti/