Aktualitet 9 Prill 2019, 19:30

“Ishin të armatosur rëndë”! Artan Hoxha zbardh detajet shokuese nga grabitja: Autorët mund të kishin marrë dhe

Shkruar nga Pamfleti
“Ishin të armatosur rëndë”! Artan Hoxha zbardh

"Ishin të armatosur rëndë"! Artan Hoxha zbardh detajet shokuese nga grabitja: Autorët mund të kishin marrë dhe avionin!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbardhur detaje të reja nga grabitja me armë zjarri sot në Rinas, ku u vra një person dhe u vodhën 10 milionë euro.

Në studion e Report Tv, gazetari Hoxha ka deklaruar se autorët kanë qenë të armatosur rëndë dhe po të donin mund të kishin marrë edhe avionin, pasi askush nuk mund t’i ndalte dot. Ndër të tjera, gazetari theksoi se me këtë super-grabitje siguria në aeroportin e Rinasit ka dështuar.

Pjesë nga deklarata e gazetarit

Autorët kanë hyrë pasi është bërë shkarkimi i të tre furgonëve të blinduar. Ata kanë lënë që paratë të futen në avion dhe kanë ndërhyrë, sepse punonjësit që merren me bagazhet nuk janë të armatosur. Punonjësit nuk lejohen të kenë armë brenda aeroportit, autorët e kanë pasur këtë informacion të saktë.

Si e thyen ata gardhin?

Jashtë është Policia e Shtetit, ndërsa brenda është kompania private e sigurisë. Kjo ishte grabitja e tretë brenda aeroportit dhe ende nuk janë marrë masa sigurie. Autorët kanë qenë të armatosur rëndë, me kallashnikovë dhe granatë, dyshohet se kanë pasur edhe dinamitë.

Ata mund të merrnin edhe avionin, askush nuk ishte në gjendje ta pengonte këtë. Sigurua e Rinas sot dështoi totalisht. Plani i tyre është realizuar deri në momentin kur janë tërhequr nga pista.

Aktualitet Artan Hoxha grabitja ne rinas