Ditën e sotme , një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia,teksa ishte duke punuar në një pallat në ndërtim tek kompleksi ‘Kodra e Diellit’.
Sipas njoftimit të policisë, 59-vjeçari me iniciale F. Ç. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2021, rreth orës 13:40, tek kompleksi “Kodra e Diellit”, në një pallat në ndërtim, duke punuar ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi F. Ç., 59 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.