Granit Xhaka ishte shumë pranë largimit nga Arsenali kur në stolin e topçinjëve ishte Unai Emeri. Trajneri spanjoll i jepte pak minuta në fushë ndërkohë që në atë periudhë, mesfushori me origjinë shqiptare pati një zënkë edhe me tifozët.
Por me marrjen e drejtimit të Arsenalit nga Mikel Arteta gjërat ndryshuan pasi me ish-mesfushorin në pankinë, Xhaka u rikthye të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën londineze. Ditën e djeshme Arsenali fitoi me shifrat 3-0 ndaj Njukasëll, ndërsa lojtari vendosi një rekord të ri në Premier Ligë.
Futbollisti me origjinë shqiptare arriti të rikuperonte plot 12 topa, ndërsa këtë sezon askush nuk ka arritur këtë numër.Ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjes ka folur trajneri i Arsenalit Mikel Arteta.
“Ishte një moment i vështirë për lojtarin, provuam ta rikthenim aty ku duhet të jetë, por me ndeshjen e fundit Xhaka na dha stabilitet dhe siguri. Mendoj se është kthyer në fenomen, po luan vërtet shumë mirë.” Përfundon Arteta.