Showbiz 6 Dhjetor 2018, 14:52

“Ishte viti 1995, kisha shami në kokë dhe fustan deri në fund të këmbëve”, kur Argita Berisha tregonte të fsh

Shkruar nga Pamfleti
“Ishte viti 1995, kisha shami në kokë dhe fustan deri në

Argita Berisha, vajza e ish- kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndonëse e bija e një ndër politikanëve më të rëndësishëm në Shqipëri, gjithmonë ka preferuar të qëndrojë pas kamerave. Daljet e saj publike janë të pakta, gjithashtu dhe intervistat, me pak fjalë nuk kemi shumë për të thënë.

Para disa kohësh në një nga intervistat e saj të rralla ajo ka rrëfyer emocionet që përjeton, marrëdhëniet me fëmijët dhe botën e familjes së saj.

Në atë kohë ajo priste fëmijën e saj të katërt dhe ka treguar mbi ndjesinë e të qenit nënë për herë të parë. Përgjigjia e saj në lidhje me këtë eksperiencë ka qenë:

“E paharrueshme, edhe pse herët e tjera kanë qenë aq të magjishme dhe unike. Por, le të rrimë te hera e parë: ishte një lindje me operacion dhe unë për shumë orë qeshë nën efektin e narkozës. E meqë ishte kështu, e refuzova disa herë time bijë, sepse isha e bindur se takimi i parë me të duhet të ishte në një çast kthjelltësie absolute. Dhe, ashtu ndodhi. Kur ime më më solli Sarën, kam përjetuar një moment me të vërtetë të lumtur. Por, gjithsecila nga herët më është ngulitur në kujtesë. Nuk dua të them vetëm se vajzat e mia m’u dukën bebet më të bukura në botë. Më tepër se kjo, ai takim i parë me vajzat më është dukur shumë domethënës për karakterin e tyre edhe për marrëdhënien e mëtejshme me to. M’u duk se pikërisht herën e parë gjithsecila më paraqiti personalitetin e vet.
Ka një detaj. Diçka që përsëritet me të gjithë: ani pse i presin vëllezërit me shumë dëshirë, me ardhjen e tyre fillojnë skenat e xhelozisë. Dhe, gjithçka është e përligjur.”

Detaji tjetër mbi të cilin ajo ka folur është martesa e saj. E pyetur nëse është martuar në xhami ajo ka treguar:

“Një gjë shumë e thjeshtë, shumë e ngjashme me kurorëzimin e martesave civile për sa i përket aspektit formal, por kuptohet, e ndryshme në procedurë dhe substancë. Për atë kohë ishte një ceremoni shumë e rrallë. Ishte viti 1995 dhe në fillim u interpretua si një tekë e jona, edhe pse ishte një vendim shumë serioz”.
Fustanin e bardhë tradicional e ruajta për ceremoninë e dasmës, një vit e gjysmë më vonë. Për ceremoninë fetare kisha një fustan të gjatë, që kur e kujtoj sot, them se ka qenë shumë i bukur dhe një shall mbi kokë.

Argita ka treguar gjithashtu se besimi është shtylla më e fortë e jetës së saj. Ajo thotë se vajtja në xhami për femrat nuk është kusht dhe se nuk ka preferuar gjithmonë të shijojë një ndjesi sa më personale në raportin e saj me besimin. 

Showbiz