Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka ndërmarrë një nisme të re ekonomike për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë.
Ai ka akorduar një fond prej 4.3 miliardë eurosh për Bashkitë, plus 400 milion euro që do të jenë vetëm për të ndihmuar me ushqime të gjithë familjet në nevojë.
Gjatë konferencës që zhvilloi pasditen e sotme, Conte tha se në këtë formë u japim një sinjal të fortë që shteti është pranë tyre.
“Ne kemi parashikuar shpërndarjen e një fondi prej 4.3 miliardë euro fond solidariteti për komunat për t’i dhënë oksigjen të menjëhershëm buxheteve të tyre. Gjithashtu do të shtojmë edhe 400 milion euro për ndihma ushqimore. Kjo është mënyra më e shpejtë që ata që kanë nevojë të marrin një ndihmë konkrete“, tha Conte.