Ekonomi 8 Qershor 2018, 20:47

Italia do të anulojë “Tap-in”. A preket Shqipëria?

Shkruar nga Pamfleti
Italia do të anulojë “Tap-in”. A preket Shqipëria?

Italia do të anulojë “Tap-in”. A preket Shqipëria?

Sergio Costa, Ministri i ri i ambientit, ka deklaruar sot se “Tap është një projekt i padobishëm dhe ne do ta rishikojmë atë”. Costa vjen nga rradhët e Lëvizjes 5 Stelle( 5 yjet). Qeveria e re italiane duket se nuk është duke pritur gjatë për masa drastike.

 

Projekti i gazësjellësit në Itali do të jetë 8 kilometra i gjatë, përplasjet gjatë këtyre viteve kanë qenë të shumta. Ndërkohë që ccështja ka shkuar edhe në gjykatë kjo e fundit ka vendosur pro konsorciumit. Ndërsa ambientalistët janë kundër projektit, sepse mendohet që do të sjellë pasoja të pakthyeshme ambientale. Sipas ministrit të sapozgjedhur, Italia ka prodhim dhe import të mjaftueshëm të gazit, dhe për këtë arsye nuk i duhet një gazsjellës tjetër.

 

“TAP” shihet si një projekt strategjik nga Bashkimi Europian por edhe nga Shtetet e Bashkuara, pasi pritet që të ulë varësinë e Europës nag gazi rus”. Vendimi i qeverisë italiane pritet të shkaktojë reagime të shumta nga Brukseli, ndërkohë që kjo lëvizje e qeverisë së re Italiane mund të perceptohet si lëvizje që favorizon Rusinë.

 

Nëse Italia nuk do të vazhdojë më projektin e “Tap”, Shqipërisë do ti duhet të mbajë peshën e të gjithë projektit , ndërsa gazsjellësi adriatik-jonian do të merrte një rol strategjik.

Ekonomi