Kronike21 Shtator 2019, 10:01

Italiani i ngacmoi të dashurën, shqiptari e vret me pistoletë, dënohet me 30 vite burgim

Shkruar nga Pamfleti

Italiani i ngacmoi të dashurën, shqiptari e vret me pistoletë, dënohet me 30 vite burgim

30 vjet e 8 muaj burg për Fitim Koldashin, 27-vjeçarin shqiptar që në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica.

Spinelli, i shoqëruar nga miqtë e tij, po dilte nga një piceri kur aty mbërriti Koldashi, i shoqëruar nga e dashura.

Sherri duket se ka qenë pikërisht për këtë të fundit, e cila kishte qenë e lidhur më parë me viktimën. Shpërtheu një grindje e dhunshme me sharje e grushte, deri sa Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin.

Sipas hetimeve,  fillimisht shqiptarët kaluan shumë afër me makinë tek grupi i vogël që shoqëronte Spinelli-n, i ati dhe një tjetër person. Palët shkëmbyen fjalë fyese mes tyre.

Në atë moment, 27-vjeçari doli nga makina dhe aty nisi një konfrontim fizik. Në tension e sipër, shqiptari nxjerr thikën dhe qëllon dy herë italianin me prejardhje rome, në fytyrë dhe zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Thikën e mbaja me vetë gjithmonë për tu mbrojtur, ka thënë Koldashi, i cili e ka pranuar krimin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike