Iu çirret maska kryemafiozëve Rama-Ahmetaj-Sejko, si e degraduan Euron duke mashtruar BE-në, Shqipëria drejt falimentimit si Greqia

Iu çirret maska kryemafiozëve Rama-Ahmetaj-Sejko, si e degraduan Euron duke mashtruar BE-në, Shqipëria drejt falimentimit si Greqia

“PAMFLETI” ishte media e parë që e paralajmëroi makinacionin e frikshëm financiar të ministrit Ahmetaj dhe të Guvernatorit Sejko. Rrezikojmë precedentin grek të falimentit. Ja si do përfitojnë maskarenjtë nga “turbulencat” politike

Kryeministri Edi Rama dhe ‘veglat’ me të cilat ka zgjedhur të drejtojë vendin kanë mashtruar Bashkimin Evropian, duke çuar Shqipërinë drejt greminës me degradimin total që i bënë Euros. Kryemafiozët e vendit, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Gent Sejko, që kanë në dorë buxhetin e vendit, po shkatërrojnë Shqipërinë, e cila tashmë rrezikon të kalojë të njëjtën situatë si falimentimi i Greqisë, pak vite më parë.

Sa herë ka “turbulenca” politike, është e sigurtë se qeveria “Rama” do të ndërmarrë ndonjë nismë për të përfituar në kurriz të shqiptarëve, apo ndonjë vendim në favor të oligarkëve të listës së klientelës së tij. Këtë radhë qeveria përdori Euron, duke e ulur në nivele historike dhe duke rrezikuar seriozisht vendin, që ndodhet para një katastrofe të vërtetë.

Që në fillim të vitit 2018 filloi acarimi politik mes PD e LSI në opozitë nga njëra anë dhe PS nga ana tjetër, zanafilla e së cilës ishte në fundin e vitit të kaluar teksa u emërua në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku.

Përplasja politike vijoi me braktisjen e Kuvendit nga ana e opozitës dhe deklarimi i fillimit të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një situatë konflikti politik që u shoqërua dhe me paralajmërimin e opozitës se, sa të jetë Edi Rama kryeministër, bojkoti i zgjedhjeve të radhës është një opsion i mundshëm.

Debati politik arriti kulmin pikërisht në maj të këtij viti kur u publikua video-përgjimi i famshëm i “Babales” me vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Acarimi politik mes palëve shkoi në vlera maksimale, për të vijuar më pas me përplasje, akuza të ndërsjella dhe padi në gjykatë për liderin e opozitës dhe deputetët e PD.

Pikërisht në këtë moment kaosi, turbullire dhe përplasjeje politike, do të ndërhyjë për punët e veta dhe të kryeministrit, vetë ai, “tigri” i Financave Arben Ahmetaj.

Ministri i Financave, i njohur për “piruetat” ekonomike, bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, shkatërruan tregun monetar, thjeshtë dhe vetëm për përfitime personale, të vetat dhe të kryeministrit Edi Rama.

Në krye të herës, Sejko me Ahmetajn ndërhynë fort në tregun monetar duke shënuar rënien historike të monedhës europiane Euro në favor të forcimit të lekut shqiptar.

Një operacion që i kushtoi një “rritje” ekonomike të Shqipërisë, sipas raportit më të fundit të Komisionit Europian me 4.5 përqind në tremujorin e parë të këtij viti dhe me 4.3 përqind në tremujorin e dytë, një rritje e qëndrushme sipas qeverisë europiane.

Kjo rritje ekonomike e Shqipërisë, me mbi një pikë në raport me vitin e kaluar ka ardhur pikërisht për periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, i cili u përball me rënien drastike të euros dhe rritjen maksimale të “temperaturës” politike në vend.

“PAMFLETI” ishte media e parë që e paralajmëroi makinacionin e frikshëm financiar të ministrit Ahmetaj dhe të Guvernatorit Sejko.

“Shkatërrimi i euros dhe forcimi i lekut, fiktivisht dhe me 10% në as dy muaj po bëhet me qëllimin e pastër, që qeveria të nxjerrë në bilancet e saj drejtuar institucioneve ndërkombëtare, një prodhim të brendshëm bruto(PBB), i cili llogaritet në lekë, disa përqind më lart.

Duke bërë këtë automatikisht edhe përqindja e borxhit kundrejt këtij të fundit do të jetë më e ulët se niveli i lejueshëm i tij.

Pra me një gur vrasim dy zogj, edhe rrisim pasqyrat financiare, edhe paraqesim rritjen ekonomike si punë e ndritur e qeverisë dhe “tigrit” të Financave, ndërkohë nga ana tjetër hapen kanalet për të përthithur akoma më shumë borxh, që deri në këto momente janë mbyllur për shkak të nivelit të lartë të këtij të fundit”, shkruante “PAMFLETI” muaj më parë.

Dhe ka ndodhur fiks ajo që ka paralajmëruar gazeta jonë. Sejko dhe Ahmetaj “zhytën” euron duke forcuar lekun në Shqipëri, përmes shfrytëzimit të situatës konfliktuale politike. Më pas bënë deklaratën se shteti shqiptar kishte humbur 28 milionë euro nga rënia e euros.

Dhe, kur euro kishte kohë që kishte prekur fundin, pasqyrat financiare kishin shkuar në Bruksel por dhe situata politike ishte qetësuar për shkak të fillimit të pushimeve të verës, “vemja” Sejko dhe “tigri” Ahmetaj ndërmorën aksionin për frenimin e rënies së euros dhe forcimit të lekut, duke blerë euro me qëllim eleminimin e tepricës në treg. Tepricë që futet tek rezervat e Bankës së Shqipërisë dhe që krijon fitim për të kur të rritet vlera.

Frenimin e uljes së euros mund ta kishin bërë më parë, por që u la për shumë kohë derisa të arrinin parametrat financiarë të përllogaritjes në bazë të lekut të forcuar, për ta përdorur në Bruksel si indeks të rritjes ekonomike, por dhe si fakt se Shqipëria mund të guxojë të marrë borxhe.

Ndërkohë, shtimi i euros në treg në gjashtëmujorin e parë të këtij viti por dhe gjatë muajve të verës nuk erdhi si rezultat i prurjes së parave nga emigrantët, por për shkak të drogërave të rënda që ndryshuan destinacion dhe kalonin përmes territorit shqiptar.

Dhe ndërhyrja e vonë e BSH kur ishte krijuar një tepricë e madhe euroje në tregun shqiptar dhe për shkak të trafikut të drogërave të rënda, në një formë apo tjetër i shërbeu pastrimit  të parave të drogërave të forta në Shqipëri.

Njëherësh duke shfrytëzuar forcimin fiktiv të lekut dhe përllogaritja mbi këtë bazë i një rritjeje ekonomike në rendin e 4.5 përqind, sipas Komisionit Europian, si dhe përllogaritja mbi këtë bazë i nivelit të borxhit që do të jetë më i ulët, “tigri” kërkoi borxhe të tjera.

Argumenti i përdorur për të kërkuar borxhe të reja, ishte përllogaritja fiktive mbi bazën e lekut të forcuar në kurriz të euros se, duke deklaruar më pas se borxhi aktual është nën kufirin “jetik”.

Vetëm disa muaj më vonë dhe pikërisht në shtator-tetor u realizuan të gjitha procedurat  e blerjes së eurobondit me vlerë 500 milionë euro dhe afat maturimi për 7 vite nga ana e shtetit shqiptar.

Por sërish tashmë ka një rënie të shpejtë të euros në Shqipëri, përkundrej forcimit të lekut.

Me sa duket sa herë ka probleme politike, përplasje, vrasje të njerëzve të njohur të krimit, bie me ritme të forta monedha europiane. Rënie e cila dirigjohet nga guvernastori i Bankës së Shqipërisë dhe Ministri i Financave.

Nxjerrja nga tregu i basteve sportive dhe kazinove elektronike, dhe mundësia e përqëndrimit në një dorë e tërë kësaj industrie të qarkullimit të parasë, me sa duket është shkaku i rënies së euros ku sërish do të ndërhyjë nga fillimi i vitit të ardhshëm Banka e Shqipërisë për të blerë tepricat. Teprica që këtë vit, ishin gati 40 përqind e vlerës monetare të euros në qarkullim.

Sejko dhe Ahmetaj, të cilët janë në këto poste për të mbrojtur paratë e shtetit dhe për të ruajtur balancat financiare të vendit, luajnë me paratë e shqiptarëve sipas dëshirës dhe kërkesës së kryeministrit për të përfituar financiarisht.

Opozita në këto momente është tepër e zënë me “Babalen”, “Xhisielën” dhe përballimin e akuzave të mazhorancës për shpifje, kallëzim të rremë në organet e drejtësisë, dhe as që ka mendjen, takatin dhe dëshirën për të hyrë në termat e ngatërruara të llogarive financiare të shtetit.

Ndërkohë që opozita merret me video-përgjime dhe filmime ordinere që nuk shtojnë asgjë në “koshin” e votave për rrëzimin e qeverisë së Ramës, paratë e shtetit shqiptar kalojnë në dorën e oligarkëve, borxhi që do të paguajnë shqiptarët rritet, “vemja Sejko”, “tigri” e “piktori” marrin pjesën e tyre. Madje janë në rregull dhe me organizmat financiarë të BE.

Por ky operacion i Sejkos dhe Ahmetajt është një mashtrim mafioz, i cili mund të sjellë precedentin grek në Shqipëri. Në Greqi jetuan të “lumtur” me rritje dyshifrore ekonomike vetëm falë mashtrimeve me pasqyrat financiare që dërguan në Bruksel. Fundi dihet, u zhytën në krizë financiare, kaos dhe u deshën 10 vite të dalin në sipërfaqe.

Dhe një “vemje” si Gent Sejko Guvernator dhe “tigri” pa shkollë ekonomike Arben Ahmetaj, të dirigjuar nga “piktori” Edi Rama një fat të tillë mund të na rezervojnë./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti