Aktualitet28 Qershor 2018, 11:20

Iu hoq viza nga ambasada amerikane, gjyqtari i Tiranës në sitën e Vettingut. Hetohet vetëm për këtë çështje (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Iu hoq viza nga ambasada amerikane, gjyqtari i Tiranës në sitën e

Iu hoq viza nga ambasada amerikane, gjyqtari i Tiranës në sitën e Vettingut. Hetohet vetëm për këtë çështje

Artan Laze, gjyqtarit të cilit ambasada amerikane i hoqi vizën ka dale sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Në séance dëgjimore ai mbrohet nga avokati i tij, Sokol Hazizaj. Trupa gjyqësore përbëhet nga; Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Për gjyqtarin e Tiranës kërkohet vetëm hetimi për pasurinë, duke përjashtuar anën profesionale dhe morale, por avokati i tij ka kërkuar që Vettingu të bëhet 3 dimensional.

“Hetimi i Vettingut është tredimensional. Është në kundërshtim me ligjin, kërkesa ime procedurale është të përfshihen të tre komponentët”, tha Hazizaj.

Trupa gjykuese është shprehur se pyetjet duhet t’i depozitojnë me shkrim .

Nga ana tjetër avokati Sokol Hazizaj kërkoi përjashtimin e trupës gjyqësore, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh. ‘Ju jeni të njëanshëm’ u shpreh avokati. Ndërsa seanca është ndërprerë për herë të dytë.

Aktualitet Artan Lazaj gjyqtari i Tiranës Sokol Hazizaj