Në këtë ditë të shenjtë për shqiptarët Ilir Meta vesh petkun e patriotit, duke bërë thirrje që t’i kushtohet më shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë.
“Duke u përulur me respekt para Qemal Stafës, Vojo Kushit, Margarita Tutulanit dhe mijëra vajzave e djemve, që u përjetësuan për Shqipërinë, është e rëndësishme t’i kushtojmë sërish sot shumë vëmendje edukimit patriotik dhe forcimit të ndjenjave të atdhedashurisë tek fëmijët tanë”, shkruan Presidenti nw Facebok me rastin e 76-vjetorit tw çlirimit tw Shqipwrisw.
Duke vazhduar së luajturi me kartën e nacionalistit, Presidenti iu bën thirrje të rinjve që të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë, ndërkohë që ai vetë është një nga faktorët kryesor që i vrau shpresën këtij vendi.
“Nëse bashkëmoshatarët e tyre, 76 apo 80 vite më parë, bënë sakrifica dhe një detyrë jashtëzakonisht të vështirë për vendin tonë, sot të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë po aq të madhe, por e kanë më të lehtë.
Vetëm duhet të kenë më shumë vetëbesim, angazhim dhe të marrin më shumë përgjegjësi për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë, si dhe të bëjnë të mundur që të gjithë ata që kanë ikur, të kthehen në Atdheun e tyre”, apelon hipokriti Ilir Meta.