Ivan Balliu në “udhëkryq”, kthimi në Spanjë opsioni i vetëm

Ivan Balliu në “udhëkryq”, kthimi në Spanjë opsioni i vetëm

Mbrojtësi i skuadrës tonë kombëtare, Ivan balliu, nuk mundi të kalojë në radhët e Legias së Varshavës. Midis palëve nuk pati marrëveshje dhe lojtari që deri tani ka luajtuur për Metz në Francë ka vetëm një opsion, kthimin në kampionatin spanjoll, pikërisht atje ku nisi karrierën e tij.

Alternativa e parë dhe më e pranueshmja është klubi i Malagas në Spanjë, me të cilin Balliu ka qenë në bisedime që në fillimin e verës, kur gjeti akordin me Metz për t’u larguar. Malaga mbetet destinacioni më i mundshëm i futbollistit të lindur në Spanjë, pasi ai dëshiron të jetë sa më afër familjes në këtë periudhë.

Në javën e fundit u fol edhe për një interesim të Legias së Varshavës, por në fakt kishte qenë menaxheri ai që kishte propozuar lojtarin te klubi polak, me dëshirën që futbollisti të mund të tregonte vlerat e tij në Europë. Por mes palëve as nuk filluan bisedime konkrete, pasi u bë e qartë se si Legian, ashtu edhe lojtarin e tërhiqte shumë pak kjo ide.

Në lidhje me Kombëtaren, e cila nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve më 7 shator kundër Izraelit, ka pak shanse që balliu të marrë ftesë nga trajneri Panuci dhe shkak është se ai ka luajtur pak gjatë kësaj kohe dhe nuk gëzon formën optimale. Atij i duhet të gjejë me patjetër skuadër para se të pretendojë të rikthehet në grupin e Kombëtares Kuqezi. /Pamfleti Sport