Showbiz19 Maj 2019, 11:35

Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës, nxjerr flamurin e Palestinës në mes të skenës

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli nxehet keq me veprimin e Madonnës, nxjerr flamurin e Palestinës në mes të skenës

Surpriza e mbrëmjes së djeshme në Eurovizion ishte padyshim performanca e këngëtares së famshme Madonna, e cila elektrizoi skenën teksa këndoi superhititn “Like a Player” të krijuar 30 vite më parë. Por edhe këngën e saj më të re ‘Future’.

Me anë të perfomacës së saj, këngëtarja dha një mesazh duke i bërë  thirrje publikut që të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës e cila i bashkon njerëzit .

“Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”, u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.Po ashtu ajo i’u drejtua edhe konkurrentëve duke i quajtur të gjithë fitues.

Megjithatë performanca e Madonnës ka shkaktuar shumë debate duke qenë se në fund dy balerinë u shfaqen në skenë dhe në shpin mbanin flamurin e Izraelit dhe të Palestinës. Sipas mediave të huaja një gjë e tillë nuk ishte informuar dhe Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të ishte jo-politike.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Showbiz