Anti-Mafia19 Korrik 2019, 13:06

Ja 25 zëvendësministrat parazitë të Edi Ramës, paratë e shqiptarëve shkojnë për bandën e Rilindjes  

Shkruar nga Pamfleti
Ja 25 zëvendësministrat parazitë të Edi Ramës,

Ja 25 zëvendësministrat parazitë të Edi Ramës, paratë e shqiptarëve shkojnë për bandën e Rilindjes  

Qeveria Rama më e babëzitura dhe parazitarja në Evropë, paguan një tufë me zëvendësministra që nuk bëjnë asnjë punë

Qeveria e Edi Ramës nuk është thjeshtë më e korruptuara në Evropës, e certifikuar si e tillë nga raportet ndërkombëtare, por është edhe një ndër qeveritë më parazitare dhe të babëzitura. Si mos të mjaftonte vjedhja e 1.7 miliardë eurove në vit, tjetërsimi i pronave, privatizimi i bregdetit, aferat me lejet e ndërtimit në zonat urbane dhe bregdet, rrugët me kosto floriri, bllokimi i integrimit etj., Edi Rama e ka kthyer administratën e shtetit shqiptar në një instrument të partisë, për të mbajtur me dieta dhe rroga bandën e tij.

Për të kuptuar dimensionin e abuzimit dhe babëzisë së qeverisë Rama, po kujtojmë numrin e zëvendëskryeministrave. Qeveria e Edi Ramës ka zëvendësministra aq sa kanë të gjitha vendet e BE së bashku. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë paguhen plot 25 zëvendësministra, disa nga të cilët nuk bëjnë asnjë punë.

Disa nga ministritë kanë nga katër zëvendëskryeministra. Ministria e Brendshme ka si zëvendësministra Besford Lamallarin, Julian Hodan, Rovena Vodan dhe Romina Kukon. Ministria e Ekonomisë ka gjithashtu katër zëvendëskryeministra, si Erjon Luçi, Dajna Sorensen, Elton Haxhi dhe Belinda Ikonomi. Edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka katër zëvendësministra, Dorina Cinari, Hantin Bonati, Ilir Bejta dhe Artan Shkreli.

Vetëm Pandeli Majko, Eduard Shalsi dhe Elisa Spiropali nuk kanë zëvendës, për shkak se drejtojnë ministri fantazmë. Secili nga këta ministra marrin në muaj mbi 1.5 milionë lekë të vjetra pagë, pa llogaritur dieta dhe shpërblime. Të gjitha këto para janë të taksapaguesve shqiptarë.

Zëvendësministrat parazitë të Edi Ramës 

Besford Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm

Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm

Rovena Voda, zëvendësministre e Brendshme

Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme

Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë

Dajna Sorensen, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Elton Haxhi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë

Belinda Ikonomi, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë

Dorina Cinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ilir Bejta, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë

Ardiana Jaku, zëvendësministre e Shëndetësisë

Bardhylka Kospiri, zëvendësministre e Shëndetësisë

Kostandin Shkurti, zëvendësministër i Arsimit

Lorena Haxhiu, zëvendësministre e Arsimit

Redi Shtino, zëvendësministër i Arsimit

Fjoralba Caka, zëvendësministre e Drejtësisë

Toni Gogu, zëvendësministër i Drejtësisë

Dhimitër Kote, zëvendësministër i Bujqësisë

Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë

Valbona Shujaku, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës

Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes

Ornela Çuçi, zëvendësministre e Turizmit /Pamfleti

Anti-Mafia Ja 25 zëvendësministrat parazitë të Edi Ramës paratë e shqiptarë e shqiptarëve shkojnë për bandën e Rilindjes