Aktualitet18 Korrik 2019, 20:12

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një qepë çdo ditë

Shkruar nga Pamfleti
Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një qepë

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një qepë çdo ditë

Qepët përdoren gjerësisht në çdo vend të botës. Nëse kthehemi pas në kohë, në Egjiptin e lashtë rreth 2500 vjet përpara Krishtit, do të shikojmë se qepa ishte një objekt adhurimi. Thuhej se ajo përfaqësonte përjetësinë për shkak të ndërtimit të saj shtresa-shtresa. Ne nuk ju premtojmë që qepa do t’ju bëjë të pavdekshëm, por ajo mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj në mënyrë të paimagjinueshme.

Qepët janë mjaft të ushqyeshme, përmbajnë sasi të mëdha proteine dhe fibrash si edhe vitamin C, selenium, acid folik si edhe antioksidantë të ndryshëm. Madje edhe përpërja sulfurike që na bën të lotojmë, e cila quhet salicinë, sjell të mira në shëndetin tonë si për shembull uljen e rrezikut ndaj kancerit. Konsumimi i qepës përditë mund të sjellë shumë të mira në trupin tuaj.

Sot, qepët janë një nga përbërësit më të gjithanshëm, dhe i gjejmë gjithandej nëpër receta.

Pra, përpara se të mendoni, “Nuk e pëlqej qepën”, mos harroni që ka qindra mënyra se si ta fusni qepën në dietën tuaj.

1. Qepët ulin rrezikun ndaj kancerit.

Qepët përmbajnë përbërës organosulfurikë të cilët u japin edhe aromën karakteristike, por të cilët gjithashtu detoksifikojnë kanserogjenët që ne konsumojmë çdo ditë. Sa më shumë qepë të hani aq më të mbrojtur jeni.

2. Ulin rrezikun ndaj diabetit

Qepët janë edhe një mënyrë fantastike për të ulur rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2. Kjo formë diabeti ndodh kur insulina nuk ka më efekt në procesimin e glukozës. Kur ju hani qepë, ajo rrit sasinë e insulinës në sistemin tuaj.

3. Do të keni një shëndet më të mirë kardiovaskular

Qepët janë të pasura me një antioksidant  që quhet quersetinë, e cila, ashtu si gjithë antioksidantët e tjerë, i bën mirë shëndetit duke neutralizuar radikalët e lirë të cilat shkaktojnë dëmtim qelizor. Gjithashtu ai luan rol në rregullimin e tensionit të gjakut si edhe ul nivelin e kolesterolit.

4. Rrisin sistemin imunitar

Kuersetina në qepë ka akoma më shumë të mira se kaq. Ajo funksionon në bashkëpunim me seleniumin që qepët përmbajnë për të rritur sistemin imunitar duke reduktuar inflamacionin.

5. Ju çlirojnë nga alergjitë

Alergjitë sezonale mund t’ju shkaktojnë kruajtje sysh, hundë dhe fyt të acaruar. Kur të vuani sërish nga alergjitë, provoni të hani pak qepë përpara se të përfundoni tek ilaçet. Kuersetina bllokon shkaktarët e alergjisë si edhe përbërësit inflamatorë dhe redukton ndjeshëm simptomat.

6. Ulin rrezikun ndaj helmimit nga ushqimi

Ndoshta keni dëgjuar që qepët e prera janë burimi i helmimit nga ushqimi duke qenë se tërheqin baktere dhe i mbajnë për kohë të gjatë. Por mos besoni asgjë nga këto që dëgjoni sepse e vërteta është krejt ndryshe. Qepët përmbajnë përbërës antibakterialë të cilat ngadalësojnë rritjen e baktereve.

7. Qepët ju përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të humorit

Ka shumë procese kimike të cilat janë të përfshira në cilësinë e gjumit. Serotonina, dopamina, norepinefrina funksionojnë bashkë për të stabilizuar humorin, për të rregulluar ndjesinë e urisë, dhe për të rregulluar cilësinë e gjumit. Por kimikate të caktuara mund ta pengojnë aftësinë tuaj për të fjetur mirë, si për shembull homocisteina. Një sasi e madhe homocisteine në trupin tonë pengon prodhimin e serotoninës, dopaminës dhe norepinefrinës. Qepët sjellin gjumë më të mirë sepse ato përmbajnë një sasi të madhe acidi folik, i cili e pengon homocisteinën të rritet në sistemin tonë. Përshtati Pamfleti

Shendeti Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani një qepë çdo ditë