Ja çfarë shkruante Marilyn Monroe nga dhoma e spitalit psikiatrik

Ende sot Marilyn Monroe, konsiderohet si mit, për pjesën më të madhe të grave. Ajo është parë si shembulli i bukurisë perfekte, në mes të defekteve.
Pavarësisht faktit se ishte e vlerësuar dhe e adhuruar nga shumë persona, jo të gjithë i njohin dhe i dinë sekretet e saj. Aktorja vuante nga depresioni, kjo e shtyu që të hynte në botën e drogës. Gjatë një prej qendrimeve të saj në klinikë shkroi një letër, që u shit për 50 mijë dollarë më vonë. Letra për të cilën po flasim është e gjatë 5 faqe.



Në letër shkruhej se do të çmendej nëse qendronte mbyllur në klinikën psikiatrike. Kërkonte ndihmë. Pasi shkroi letrën u transferua në një spital tjetër, por kjo nuk ndryshoi gjë. Ajo ishte një grua inteligjente dhe e talentuar, por ishte në depresion shumicën e kohës.
Në letër ajo përshkruan mendimet dhe ndjesitë e saj. Më pas këtë letër ajo e dorëzoi bashkë me testamentin , tek mësuesi i saj i aktrimit.

Pjesë nga letra

“Nuk kanë empati në spitalin psikiatrik. Nuk kishte empati në spitalin Payne-Whitney, pati efekt shumë negativ. Më mbyllën në një “qeli”, dua të them në një bllok betoni. Kjo është dhoma ku mbyllin pacientët të cilët janë shumë rëndë. Unë ndjehesha sikur më kishin burgosur, për një krim që nuk e kisha bërë. U ula mbi shtrat, duke menduar se çfarë mund të bëja në këtë situatë nëse do të më kërkonin të aktroja papritur.”

Më thanë se “ Rrota e lyer me vaj është ajo që zbret më shpejt” dhe më duhet ta pranoj që rashë shumë shpejt.

Gjithsesi ideja më erdhi nga filmi “Goja jote djeg”: Rrëmbeva një karrige dhe theva një xham. Mu desh që të gjuaja shumë herë për ta thyer, pas kësaj një copë e fsheja nën dorën time dhe po prisja. Sigurisht që ata nuk prisnin që unë ta bëja diçka të tillë, dua të them nuk do ta dëmtoja kurrë veten me copën e xhamit, jam aktore.”