Showbiz30 Gusht 2019, 19:18

Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta bërë baterinë e smartphone-it tuaj të zgjasë më shumë!

Shkruar nga Pamfleti
Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta bërë

Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta bërë baterinë e smartphone-it tuaj të zgjasë më shumë!

Edhe pse telefonat celularë janë përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte, bateria e tyre nuk ka fuqinë e dikurshme.

Ditët kur njerzit prisnin që bateria e celularit të tyre të zgjaste një ditë të tërë kanë kaluar, pasi në ditët e sotme ne i përdorim ato shumë më shumë se normalisht.

Por ekzistojnë disa mënyra që mund ta bëjnë telefonin tuaj të rrijë i ndezur për një kohë më të gjatë.

Sipas Stuff, njerëzit duhet të mbajnë nivelin e baterisë mbi 50 përqind, të kenë më shumë se një karikues dhe të rregullojnë parametrat e telefonit.

Normalisht, njerëzve iu thuhet që para se të karikojnë telefonin e tyre duhet ta lënë që bateria të bjerë plotësisht, por faqja e interentit Stuff thotë se kjo mënyrë nuk është e duhura.

Një nga këshillat kryesore është që telefoni të karikohet nga pak, por rregullisht, në mënyrë që bateria të zgjasë sa më shumë.

Rekomandohet gjithashtu që njerëzit të investojnë në blerjen e disa karikuesve.

Çdo përdorues duhet të ketë një karikues për në shtëpi, një për vendin e punës dhe një për ta mbajtur në makinë. /Pamfleti

Kuriozitete Ja cilat janë disa nga mënyrat për ta bërë baterinë e smartphone-it tuaj të zgjasë më shumë!