Showbiz14 Tetor 2019, 11:15

Ja cilat janë fjalët që nuk duhet t’u thoni 12 shenjave të Horoskopit

Shkruar nga Pamfleti
Ja cilat janë fjalët që nuk duhet t’u thoni 12 shenjave

Për të gjithë ekzistojnë fjalë të caktuara që nuk duan t’i dëgjojnë. Ka njerëz që ofendohen, zemërohen ose nxehen nëse preken disa çështje delikate të jetës apo personalitetit tuaj. Në bazë të shenjës suaj zodiakale, Horoskopi nxjerr në pah se cilat janë fjalët që duhet të evitojmë me secilin prej njerëzve që kemi përballë. Le të frymëzohemi nga yjet!

DASHI

Është shumë e thjeshtë të kuptosh se çfarë nuk duhet t’i themi kurrë një të linduri nën shenjën e Dashit. Është pikërisht fjala ‘qetësohu’, sidomos kur është në një krizë nervash. Dashi është shenjë që zemërohet lehtë, por pas pak minutash zemërimi bie dhe i rikthehet buzëqeshja. Për Dashin është shumë e natyrshme të nervozohet. Nuk duron që të tjerët t’i thonë të qetësohet sepse kjo do ishte në kundërshtim me natyrën e tij dhe do jepte ekzaktësisht efektin e kundërt me atë që do të donim. Më mirë ta evitoni!

DEMI

Vetëm një i çmendur do guxonte t’i thoshte një Demi ‘lëviz’! demi është një shenjë që ka nevojë për kohën e vet, të ngadaltë, por ashtu siç i nevojitet dhe nuk toleron që dikush ta vërë nën presion. Pas fytyrës së qetë dhe ‘të mirë’ fshihet një ‘bishë’ që mund të sulmojë këdo që guxon të ndërhyjë në territorin e tij. Nuk është veprim i mençur të përfitoni nga qetësia e tij dhe kur pika derdh gotën, është më mirë t’i qëndroni larg.

BINJAKËT

Me shenjën e Binjakëve mund të provoni të bëni një eksperiment shumë të këndshëm. Mjafton t’i thoni ‘impenjohu’, apo t’i kërkoni të marrë përgjegjësitë që nuk do, për ta parë se si zhduket në hapësirë. Binjakëve u pëlqen të luajnë, të bëjnë shaka dhe të zbaviten. Me mënyrën e tij, përpiqet të impenjohet, por është e kotë t’i kërkosh të bëjë premtime që në çdo rast nuk do arrinte t’i mbante. Me Binjakët rrezikon të luash e ka kush e ka për të gjithë jetën. Ia vlen? Jo gjithmonë.

GAFORRJA

Gaforrja është një shenjë që ka nevojë për konfirmime dhe siguri. Kur e kapin paranojat, për pyetje (të cilat në shumicën e herëve pyesin për ndjenjat e të tjerëve ), mund të jetë vërtet dramatike dhe zhgënjyese të marrë si përgjigje nëj ‘nuk e di’. Nuk arrin dot të jetojë në mëdyshje dhe ka frikë se mos lëndohet nga njerëzit që do.  Të mos i japësh përgjigjen që dëshiron, mund të ketë të njëjtin efekt, ndaj duhet ndjeshmëri e lartë për ta kuptuar.

LUANI

T’i thuash ‘jo’ një Luani mund të jetë fillimi i një lufte deri ‘në pikën e fundit të gjakut’. Shenja e Luanit nuk pranon të injorohet apo të refuzohet. Për të arritur atë që do, Luani nuk heziton të tregojë gjithë kokëfortësinë e tij. ‘Jo’-ja e shtyn më shumë të bëjë përpara me më shumë forcë dhe vendosmëri. Kurajoja nuk i mungon dhe është shumë i lumtur të mund të japë të gjitha provat e nevojshme.

VIRGJËRESHA

Të frikësosh për vdekje një të lindur të Virgjëreshës është shumë e thjeshtë. Mjafton ta presësh me një fjalë, që shumë të tjerë do i bënte të lumtur ‘surprizë’. Shenjat më të dukshme që është frikësuar janë lëkura e rrënqethur ose zbardhja e papritur e fytyrës. Virgjëresha e programon gjithnjë ditën e saj dhe jetën deri në detaj dhe nuk do surpriza, të çfarë dolloji qofshin. Të ndryshosh planet e saj e bën t’i ‘ikë truri’.

PESHORJA

Çfarë nuk i duhet thënë kurrë një të linduri të Peshores? Me siguri fjala ‘zgjidh’! Kjo do e çonte në një krizë të thellë. Peshorja është një shenjë që nuk do të shprehet dhe mbi të gjitha nuk pëlqen zgjedhjet. Është shenjë e pavendosmërisë së përjetshme, që, vetëm për të mos e bërë atë hap, lënë të tjerët të zgjedhin për ta. Nëse kjo shenjë do e mirëpriste kërkesën për të zgjedhur, do bënte një hap evolucioni. Avantazhi (për të tjerët) është se po të jetosh me një Peshore mund të bësh thuajse gjithçka dëshiron.

AKREPI

Me siguri, të gjithë ata që kanë patur të bëjnë me të lindurit nën shenjën e Akrepit, u ka ndodhur t’u thonë me prova në dorë “më ke gënjyer”. Pikërisht në atë moment, Akrepi m und të ketë nxjerrë jashtë të gjithë helmin e tij, duke ulëritur dhe betuar se ka thënë të vërtetën dhe duke fajësuar të tjerët që nuk kanë besim tek ai. Ta vësh përballë provave të një sjelljeje jo korrekte të tij/saj, nuk është gjëja e duhur nëse do të kesh marrëdhënie të mira me të.

SHIGJETARI

Për të zemëruar një Shigjetar, që është një shenjë zjarri, mjafton t’i pëshpërisësh, ose ulërasësh fjalën ‘qetësi’! Askush nuk ka mundur ta bëjë të rrijë urtë këtë shenjë. Shigjetari ka nevojë të flasë dhe nëse nuk mund ta bëjë me zë, atëherë shkruan mesazhe të gjata apo letra në të cilat shpreh gjithçka i kalon nëpër kokë. Kush e do shumë, do e vlerësojë.

BRICJAPI

Cilat fjalë mund të vënë në siklet një shenjë të ftojtë si Bricjapi? Kushdo që ka guxuar ta pyesë ‘më do’, me siguri ka asistuar në një spektakël tragjik në të cilin Bricjapi ka ndryshuar ngjyrat e fytyrës nga e kuqe e flaktë, në violë dhe goja ka mbetur rrumbullake e hapur. T’i kërkosh një Bricjapi të shprehë emocionet është një akt ligësie me qëllim, por duhet të pranojmë se ndonjëherë është e nevojshme për ta bërë të kapërcejë bllokimet e emocioneve.

UJORI

Për të acaruar një të lindur nën shenjën e Ujorit, mjafton t’i thuash “bëj këtë”, cilado qoftë ajo që duhet të bëjë, edhe diçka shumë e rëndomtë. Ujori urren të dëgjojë se çfarë duhet të bëjë, kur, apo më keq akoma të insistosh. Mund të ketë efektin e kundër. Nuk do rregulla, nuk do programime dhe nuk do që askush t’i qëndrojë mbi kokë. Në çdo rast, o bëjë si të dojë dhe në situatat më të vështira…ia mbath.

PESHQIT

Shenja e Peshqve është ëndërrimtare dhe romantike. Peshqit kanë aq shumë ëndrra dhe shpresa sa mund të ‘ushqejnë’ edhe të tjerët. Për ta lënduar apo për ta bërë të ndihet keq, duhet t’i thuash se diçka është e pamundur. Peshqit nuk pranojnë që dikush t’i shuajë emocionet dhe ka aq shumë besim, sa i duket e pamundur të mos realizojë dëshirat e çmendura por të mrekullueshme që ka. Ndonjëherë rrezikon të zhgënjehet, por gjithsesi është e bukur ta shohësh tek impenjohet për të realizuar të parealizueshmen!

Horoskopi Ja cilat janë fjalët që nuk duhet t’u thoni 12 shenjave të Horoskopit