Showbiz24 Prill 2019, 14:13

Ja cilat janë motrat shqiptare që bashkuan forcat për të ngjitur shkallët e karrierës muzikore

Shkruar nga Pamfleti
Ja cilat janë motrat shqiptare që bashkuan forcat për të

Ja cilat janë motrat shqiptare që bashkuan forcat për të ngjitur shkallët e karrierës muzikore

Ndonjëherë motrat bashkojnë forcat për tu pëlqyer dhe pranuar më shumë në publik. Nga bashkëpunimi sigurisht që fansat e njërës motër do të dëgjojnë edhe ndjekin edhe motën tjetër. Ju prezantojmë “këngëtaret e zgjuara” që e përdorën këtë teori sidomos në fillimet e karrierës së tyre dhe jo vetëm. Vëreni në provë veten nëse i mbani mend apo jo?

Irma dhe Eranda Libohova- Nuk harroj

Motrat ishin të pranishme në festivalin e fundvitit dhe bëhet fjalë për vitin 1997, këngë me të cilën u shpallën fituese. Shumë ndryshe nga sot në pamje, motrat Libohova u pëlqyen shumë për interpretimin.

Motrat Mustafa- Më fajsojn pse s’pata fmi

Kënga e ndjerë sillte historinë e një nuseje të cilën e braktisi bashkëshorti për faktin se ajo nuk lindte dot fëmijë. Nga trishtimi “nusja” vendos të mbyllet në manastir duke u pajtuar kështu me fatin të cilin nuk e zgjodhi vetë. Një temë që preku shumë familje, bazuar në raste konrete.

Adelina dhe Zanfina Ismaili- Dy motra një frajer

Kënga dhe videoklipi shumë i realizuar për kohën, solli bashkëpunimn e parë të motrave kosovare. Ato ziheshin për të njentin mashkull dhe njëra i konsideronte të gjithë njësoj kurse tjetra besonte të kundërtën. A ju kujtohet?

Inis dhe Ingrid Gjoni- I ziu ti

Në këtë këngë dhe klip motrat Gjoni sollin tipin e mashkullit që luante me vajzat dhe ato e kishin kapur mat. Të dyja shfeqeshin shumë sensuale dhe videoklipi u pëlqye shumë.

Greta dhe Eni Koçi- S’jam jetime

Suksesin më të madh si këngëtare motrat Koçi e patën me këtë bashkëpunim i cili ishte shumë i ndjeshëm. Në të trajtohej tema e dy motrave të cilave edhe pse nëna ju ishte larguar nga jeta, kishin dashurinë dhe mbështetjen e njëra- tjetrës.

Nora dhe Era Istrefi- Nuk e di

Fansat po prisnin me padurim një bashkëpunim mes tyre i cili eshe pse u vonua nuk zhgënjeu aspak. Ndonëse më shumë vëmendje i ishte kushtuar Erës, as Nora nuk mbetej pas me sensualitetin dhe stilin e saj. Është një nga këngët më të dëgjuara të momentit.

Showbiz Bashkëpunimet Karriera Motrat