Showbiz12 Shtator 2019, 09:42

Ja kush është dashnorja e fshehtë e Robert Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Ja kush është dashnorja e fshehtë e Robert Berishës

U përfol shumë për ndarjen e çiftit Nora dhe Robert Berisha. U aludua për tradhëti të një anëshme, por edhe të dy anëshme.

E në garën se kush nga të dy ka tradhëtuar më shumë,   ai që është vënë në qendër të vëmendjes është Roberti, pasi në rrjet po qarkullon disa foto, ku ai shfaqet pranë një vajze.

Mesa duket ai ka zgjedhur bregdetin turk për të pushuar disa ditë. Dhe në fotot e publikuara nga “prive.al”, dallohet se ai është i ulur në një tavolinë dhe se pranë tij është edhe një vajzë, e cila thuhet se është e dashura e re e Roberti.

Kurse pas daljes së fotove gazeta “blic” ka shkruar se vajza në fjalë quhet  Jessica Kadiu dhe prej vitesh jeton në Neë York dhe se ata kanë një vit që janë të lidhur bashkë.

Edhe vetë Jessica ka publikuar foto në “InstaStoryn” e saj nga Turqia.

Ndërkohë që Nora u përfol për një marrëdhënie me një avokat të njohur në Prishtinë, ende nuk kemi asnjë foto të publikuar nga këngëtarja me të dashurin e saj.

Showbiz Nora Istrefi Robert Berisha