Anti-Mafia 4 Tetor 2018, 11:23

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të

Shkruar nga Pamfleti

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur

Në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime nga Pëllumb Petritaj e Artur (Genc) Shehu, nga të cilat ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Bëhet fjalë, për Alket Hysenin, i cili, pasi klani Rama, përzuri “pashain” Koço Kokëdhima, u bë “aga” i bregdetit Vlorë-Sarandë dhe po grabit në çdo milimetër.

Kujtojmë, që në vitin 2014, kryeministri “i vari mëlçitë e pronave në qafë”, duke e caktuar kryetar të “Taskë Forcës”, për zbulimin e tokave të vjedhura, kur vetë Alket Hyseni është krye-falsifikatori i dosjeve dhe kryehajduti i tokave në bregdet, së bashku me dy mafiozët Pëllumb Petritaj, në favor të të cilit, deputeti Hyseni, në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime bashkë me Artur (Genc) Shehun, nga të cilët ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”.

“Shpifja” që po publikojmë sot, është kjo:

Me Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016 të KRRTSH, kryetari dhe kryeministri Edi Rama, ka miratuar lejen për ndërtimin e kompleksit turistik “Ionian Olea”, me vila e apartamente në bregdetin e Dhërmiut, mbi tokë bujqësore në plazhin e Drimadhes, ZK. nr. 1481, nr. 1481  dhe nr. 1739, kërkuar nga Mirela Papuli e Artan Dumi, si ndërtues.

Prapa këtij resorti, fshihet deputeti Alket Hyseni, me profesion “falsifikator e hajdut tokash”, mbasi dy parcelat me sipërfaqe 5 mijë m2 dhe 6 mijë m2 tokë bujqësore, janë prona të Zyrës ligjore private “Hyseni & Associates”, regjistruar në QKR, në janar 2006, në emër të babait të tij 80 vjeçar, Namik Hyseni, administruar prej Alket Hysenit deri në vitin 2014, kur u emërua drejtor i “Taskë Forcës për pronat në bregdet”, zëvendësuar nga kunati i tij Idajet Çelaj.

Sipas dokumenteve ligjore (vendim gjykate), toka 11 mijë m2, pronë e studios ligjore “Hyseni&Associates”, rezulton e përfituar nga deputeti Hyseni, me falsikim dosjesh pronësie, të pronarëve legjitimë.

Për t’i shpëtuar sekuestros së mundshme, kur të mos jetë ky pushtet hadutësh, me leje të qeverisë “Rama” dhe Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016, të KRRTSH, deputeti bëri tjetrësimin me klering (vila e apartamente), te firma ndërtuese  e resortit “Ionian Olea”.

Këto 11 mijë m2 tokë, që ka vjedhur deputeti Hyseni, kryeministri Rama e di që nuk është shpifje, por vjedhje me falsifikim dokumentesh, dosje false e shit-blerje fiktive, që kanë kaluar nga duart e Pëllumb Petritajt, tek deputeti Alket Hyseni, i cili është organizatori i gjithë këtij skenari vjedhjeje me falsifikim, mbasi kishte në dorë lejen dhe vulat e qeverisë./Pamfleti

 

 

 

Anti-Mafia Ja një “shpifje” për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni resortin 11 mijë m2 në Himarë