Anti-Mafia 7 Tetor 2019, 11:40

Shkruar nga Pamfleti

Ja pse Erion Braçe duhet të arrestohet për ndikim tek prokurori i Durrësit që po heton mafien qeveritare të legalizimeve     

Çfarë fshihet pas tërbimit të Ramës dhe Braçes nga hapja e dosjes së legalizimeve, pse Arta Marku nuk vepron për të arrestuar ‘ogiçin’ e Ramës, ambasadat në Tiranë lajmërojnë vendet e tyre për presionin e paprecedentë të mafies qeveritare mbi drejtësinë

Ashtu si Sali Berisha në vitin 2011 kur sulmoi kryeprokuroren Ina Rama që po i arrestonte vrasësit e 21 Janarit të strehuar në Kryeministri, Edi Rama ka nisur një sulm të paprecedentë ndaj një prokurori në Durrës, i cili po heton mafien qeveritare të legalizimeve. Por, Edi Rama tejkaloi edhe Sali Berishën, pasi çoi në Durrës për të ndërhyrë në proces zëvendësin e tij, Erion Braçe, i cili përdoret nga Rama sa herë është në hall. Si asnjëherë më parë, i pari dhe i dyti i qeverisë janë hedhur përpjetë për të shpëtuar drejtorin e Kadastrës në Durrës, i cili në fakt është vetëm maja e ajsbergut të mafies së legalizimeve. Pas tij fshihet një peshk më i madh si Artan Lame, ndërsa fijet e legalizimeve korruptive të çojnë tek vetë Edi Rama dhe vjehrri i Erion Braçes, i cili është kontabilist i një prej kompanive që i janë bërë legalizimeve korruptive dhe që ndërton për oligarkët.

Ndërhyrja e Erion Braçes me lejen e Ramës në punët e prokurorisë është akt i dënueshëm. Ligji për organizimin për funksionimin e prokurorisë parashikon që ligjet garantojnë pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit nga prokurorët të funksionit të tyre kushtetues e ligjor, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat. Ndërsa Kodi Penal parashiko që ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Erion Baçe me prezencën e tij në sallën e gjyqit, me versionin e tij për hetimet dhe akuzat, ka tentuar të ndikojë në vendimin e gjykatës për kreun e Kadastrës së Durrësit. Sipas tij, akuzat janë të pabaza, por gjykata i vlerësoi akuzat si të mbështetura në prova dhe fakte, provë kjo që konfirmon se ndërhyrja e zëvendëskryeministrit është tërësisht e paligjshme. Nëse akuzat e prokurorit ndaj drejtorit të Kadastrës do të kishin qenë fiktive, gjykata do t’i kishte rrëzuar ato.

Në këtë kuadër, edhe më i rëndë është fakti që kryeprokurorja Arta Marku vijon të heshtë pas kësaj ndërhyrja flagrante të numri dy të qeverisë në punët e prokurorit. Arta Marku duhet të kishte urdhëruar arrestimin apo procedimin e Erion Braçes për ndikim të paligjshëm tek prokurori, por me këtë heshtje Arta Marku tregon edhe një herë që thjeshtë një ‘dele’ e Edi Ramës dhe Ulsi Manjës në krye të organit të akuzës. Arta Marku po tradhton prokurorët për shkak se në atë post e kanë emëruar Rama me Uli Manjën. Gjithashtu, edhe më i rëndë është fakti që ende nuk ka reaguar Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ndërsa këto institucione po heshtin, në lëvizje janë vënë shumica e ambasadave në Tiranë, të cilat kanë lajmëruar vendet e tyre përkatëse për presionin e qeverisë ndaj prokurorisë. Ndërhyrja pritet të reflektohet në raportet e ardhshme të SHBA-BE për Shqipërinë./Pamfleti

Lexo edheRama-Braçe nuk po mbrojnë Pulën e Kadastrës; por “dhelprën” LURA, që e kanë lejuar të zaptojë e ndërtojë 21 ha vila në Lalz

Banda Lame-Gjuzi e ALUIZNI-Durrës; 9 zyrtarë në pranga, për legalizim me letra false, të 47 000 m2 troje e objekte të “LURA” në Lalz

codramol
smile

Anti-Mafia Ja pse Erion Braçe duhet të arrestohet për ndikim tek prokurori i Durrësit po heton mafien qeveritare të legalizimeve