Showbiz24 Prill 2019, 10:57

Ja pse keni bërë zgjedhjen e duhur kur lidheni me një femër kokëfortë.

Shkruar nga Pamfleti

Ja pse keni bërë zgjedhjen e duhur kur lidheni me një femër kokëfortë.

Femra shpesh konsiderohet si qënje e ndjeshme, por jo gjithmonë është kështu ka plot femra që janë shumë të vendosura dhe kokëforta në atë që duan. Ja disa arsye pse keni bërë zgjedhjen e duhur.

Ajo të njeh më mirë se veten dhe do të luftojë përherë për më të mirën e të dyve në shëndet, siguri apo lumturi. Nuk do të largohet nëse të sheh duke dështuar, por do të tregojë se të do dhe të mbështet dhe do të bëjë gjithçka që të dy t’ia dilni mbanë.

Një femër kokëfortë është energjike. Ajo është kokëfortë për një arsye. Ndoshta sepse nuk ka marrë asnjëherë ato çfarë ka merituar, apo sepse ka kaluar nëpër një moment të vështirë në jetën e saj. Një femër e tillë është e fortë dhe mundohet t’i arrijë gjërat që do.

Ajo është reale. Nuk të mbështet për shkak të frikës, mëshirës apo dobësisë. Nëse nuk është dakord me ty, ta thotë hapur. Kjo gjë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të sinqertë dhe më të fortë.

Një femër kokëfortë do të ta bëjë jetën më interesante. Fundja, kush do të donte një lidhje me dikë që është gjithmonë dakord me ty? Duhet dikush që të kundërshtojë, pasi kështu edhe vetë-përmirësohesh.

Është e sigurt. Të jesh kokëfortë do të thotë të jesh besnike e asaj që beson dhe femra të tilla janë padyshim shumë tërheqëse.

Do të kujdeset përherë për ty. Një femër kokëfortë do të jetë e kujdesshme për të vënë re mënyrën se si të trajtojnë të tjerët. Ajo do të listojë në krye të listës së prioriteteve të saj dhe do të dojë, edhe kur të jetë e nevrikosur.

Do të çmendë, në kuptimin e mirë të fjalës. Një femër kokëfortë do të luajë me nervat e tua. Ajo nuk do të bjerë dakord me ty në gjithçka, por do të dojë deri në fund të jetës së saj. Nuk ka asgjë të gabuar në gjetjen e dikujt që të acaron nga nervat, por që më pas të tregon me vepra se sa të do.

Ajo është në gjendje ta thotë hapur mendimin e saj. Ndonjëherë edhe do të debatoni. Kjo gjë është e pashmangshme. Mirëpo një femër e tillë përherë sjell argument të logjikshëm. Falë kokëfortësisë së saj, ajo do ta dijë se cilat fakte do të mbështesin më mirë opinionin e saj.

codramol
smile

Lifestyle arsye Femrat kokëforta Zgjedhja e duhur