Showbiz15 Shtator 2019, 13:23

Ja shenjat që tregojnë se një burrë është i dashuruar

Shkruar nga Pamfleti
Ja shenjat që tregojnë se një burrë është i

Si mund ta zbulosh nëse të dashuron ose jo?

Gjuha e trupit ka qenë subjekt studimi për shumë vite, ashtu si burimi i shumë miteve. Nëse vëren këto gjeste tek partneri yt, do të thotë se është i dashuruar me ty!

Gratë luajnë me flokët e tyre kur duan të mahnisin një burrë. Burrat tentojnë të luajnë me flokët ose mjekrën e tyre. Do të luajë edhe me flokët e ty. Ji e lumtur, se kjo tregon që do të jetë pranë teje dhe të të prekë sa më shumë të jetë e mundur.

Ai që është i dashuruar me ty nuk do dojë kurrë të heqë sytë nga ty. Nuk do jetë në gjendje ta bëjë, sepse të konsideron gjënë më të bukur. Është shumë e lehtë ta vësh re këtë sjellje.

Kur burrat, në mënyrë të pavetëdijshme ngrenë vetullat, duke dëgjuar atë që iu thua, ai me siguri të do. Asgjë nuk i tregon ndjenjat e tyre më shumë se ky gjest. Kjo ndodh kur diçka e mahnit ose i pëlqen.

Mund të mendosh se afrohet që të të dëgjojë më mirë. Por në të vërtet, do të jetë sa më pranë teje pjesën më të madhe të kohës dhe do të ta tregojë këtë.

Kur flasin, qeshin dhe në të njëjtën kohë prekin me delikatesë dorën tënde, është sepse duan të kenë një kontakt të drejtpërdrejtë dhe ekspresive dhe të rrinë me ty.

Nëse vë re një buzëqeshje tek ai, nga veshi në vesh, është e qartë se është i lumtur që të sheh. Lumturia e tij përqendrohet tek ty. Thonë se burrat e bëjnë ktë gjest vetëm kur i pëlqen vërtet shoqëria e dikujt.

Lifestyle burre i dashuruar Psikologji shenjat