Anti-Mafia22 Gusht 2018, 13:14

Ja si grabitej e ndahej në “çifliqe”, toka në Gjirin e Lalzit më 2008, emrat e shefave të PD, caktoheshin në Hartën U

Shkruar nga Pamfleti

Ja si grabitej e ndahej në “çifliqe”, toka në Gjirin e Lalzit më 2008, emrat e shefave të PD, caktoheshin në Hartën Urbanistike

 Dokumenti zyrtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRTSH) me kryetar Sali Berishën, që i cakton 59 mijë m2 Arben Ristanit

Nëse doni të dini se deri në çfarë derxheje e shfrenimi hajdutëror, ka arritur Shteti Shqiptar, njihuni me skandalin e rëndë shkresor, që po publikojmë sot, një vendim “Dokument Zyrtar” i muajit janar 2008, miratuar në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, me kryetar Sali Berishën dhe protokolluar në Arkivën e Kryeministrisë, me ish-Kryeministër Sali Berishën.

Me këtë dokument zyrtar, KRRTSH ka miratuar një plan urbanistik zhvillimor, për zonë turistike në Gjirin e Lalzit, mbi një sipërfaqe 59 mijë m2, caktuar si “thelë” me emrin e Arben Ristanit, kryetar i KQZ deri në shtator 2012 e më pas Zv/ministër i Brendshëm dhe Sekretar i Përgjithsëm e deputet i PD.

Skandali thellohet, kur në hartën që miraton KRRTSH, parcela nuk përcaktohet me Kod Hiptekor e Nr. Pasurie zyrtare, por me emërtesë popullorçe, sic përdoren në rrugë toponimet fshatçe, duke e quajtur: “Parcela Ristani”.

Shikoni faksimilen zyrtare, të Vendimit Nr. 5, datë 17.01.2008, me objekt: “Për miratimin e studimit urbanistik pjesor, për kompleksin turistik, në territorin me sipërfaqe 59 mijë e 090 m2, në Parcelën Nr. 4, pjesë e studimit urbanistik të zonës turistike të Gjirit të Lazit” (Te Ristani), pikëruisht atje ku sot kanë vilat private Saliu e Argita, Muli, Luli, Ruli, Pollo, Ristani etj./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia caktoheshin në Hartën Urbanistike emrat e shefave të PD Ja si grabitej e ndahej në “çifliqe” toka në Gjirin e Lalzit më 2008