Ja sistemi i njohjes së fytyres që do ndihmojë pasagjerët të mos humbasin avionët!

Ja sistemi i njohjes së fytyres që do ndihmojë pasagjerët të mos humbasin avionët!

Aeroporti i Changit në Singapor po teston disa sisteme të njohjes së fytyrës për të gjurmuar pasagjerët që humbin dhe ata që janë me vonesë për fluturimin. Janë të shumtë sinjalizimet e udhëtarëve që, të tërhequr nga shoppingu nëpër dyqane, humbin gjithmonë në aeroportet e mëdha , duke rrezikuar të mos vijnë në kohë për tu nisur.

 

Në këtë rast, vijnë në ndihmë kamerat e pajisura me teknologji të njohjes së fytyrës. Të cilat, të shpërndara në aeroport, do të aktivizohen për të gjetur njerëzit dhe do t’i paralajmëruar ata të shmangin vonesat për të evituar humbjen e fluturimit. Kamerat do të janë në gjendje të dallojnë një individin falë fotografive të udhëtarëve në pasaportat e tyre të ruajtura në një database.

 

Menaxherët e aeroportit, që duke përjashtuar problemet e privatësisë, mendojnë të vënë në funksion këtë risi brenda një viti, në bashkëpunim me kompanitë ajrore./PamfletiMAGAZINE