Fifi është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive si në projektet muzikore po ashtu dhe në daljet publike.
Ajo prej disa sezonesh është pjesë e “Shiko Kush LUAN”, përpos se këndon Fifi përfshihet shpesh në lojërat argëtuese të emisionit me personazhe të ndryshme.
Këngëtarja trazon shtypin rozë me deklaratat e saj dhe së fundmi e njëjta gjë ka ndodhur, bëjhet fjalë për jetën e saj personale.
Gjatë emisionit edhe Fifi është vënë përballë disa sfidave, prej të cilave edhe ka zbuluar disa të vërteta për jetën e saj private.
Këtë herë përmes pyetjes:Një zog na ka thënë se zemra jote nuk është single. Është e vërtetë apo zogjtë ia fusin kot ndonjëherë?– këngëtarja është shprehur pa u menduar dy here.
“Në fakt zemra ime nuk është single, ama unë single jam. Jam tepër e dashuruar. Kokë e këmbë.’-ka thënë ajo, pa zbuluar më shumë detaje për burrin që i ka vjedhur zemrën.