Kulture 8 Gusht 2019, 05:34

Japonia në hapa të sigurtë drejt makinave fluturuese, kalon provën paraprake me sukses

Shkruar nga Pamfleti
Japonia në hapa të sigurtë drejt makinave fluturuese, kalon

Japonia në hapa të sigurtë drejt makinave fluturuese, kalon provën paraprake me sukses

Testohet në Japoni një makinë fluturuese. Falë përdorimit të katër helmetave të saj, ajo ishte në gjendje të qëndronte pezull në mënyrë të qëndrueshme për rreth një minutë.

Objekti u zbulua në qytetin Abiko falë firmës Elektronike NEC.

Qeveria japoneze synon të ketë njerëz që përdorin makina fluturuese deri në vitet 2030 ndërsa ka mbështetur ndërtimin e një kursi të madh provash në një zonë të shkatërruar nga tsunami i ndodhur në vitin  2011 por dhe katastrofat bërthamore në Fukushima.

Japonia dëshiron të bëhet lider botëror për makinat fluturuese. Mirëpo, për këtë mund ta gjejë veten në konkurencë me Dubain, pasi edhe ky i fundit po ndjek intentensivisht zhvillimin e teknologjisë sa i përket këtij sektori.

Sidoqoftë, ka shumë pengesa të mëdha për tu kapërcyer përpara se makinat fluturuese të bëhen të zakonshme. Problem mbetet jetëgjatësia e baterisë, por edhe shqetësimet të cilat lidhen me sigurinë.

Teknologji Japonia në hapa të sigurtë drejt makinave fluturuese kalon provën paraprake me sukses