Politike 8 Tetor 2019, 12:48

Java vendimtare për negociatat/ Basha nuk tërhiqet: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar! 5 pikat mbeten në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti
Java vendimtare për negociatat/ Basha nuk tërhiqet: Rruga që ka

Java vendimtare për negociatat/ Basha nuk tërhiqet: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar! 5 pikat mbeten në tavolinë

Opozita shqiptare e drejtuar nga Partia Demokratike nuk tërhiqet nga kushtet që i ka vendosur shumicës për reformën zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas takimit  që zhvilloi me ministrin e Jashtëm të Austrisë, u ndal tek procesi i hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai theksoi se pengesa kryesore e vendit sot është kryeministri Edi Rama.  Sipas Bashës, shefi i qeverisë po tregon se nuk ka vullnet për tejkalimin e ngërçit politik.

Falënderova ministrin për mbështetjen e procesit për hapjen e negociatave me BE. E garantova se PD do të bëjë çdo gjë për të kaluar krizën politike. Ndava shqetësimin për qëndrimin e shumë faktorëve evropianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes së negociatave. E sigurova se PD dhe opozita është e bashkuar  është e vendosur për të dhënë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të rëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe  nga kjo qeverisje që janë edhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave. Dua tha them fare qartë para jush  dhe shqiptarëve që Rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendim kaq të rëndësishme për vendin tonë”-tha Basha

Politike