Bota28 Shtator 2019, 12:24

Jean Claude Juncker: Pa marrëveshej, fajin do ta ketë ekskluzivisht Britania e Madhe

Shkruar nga Pamfleti
Jean Claude Juncker: Pa marrëveshej, fajin do ta ketë ekskluzivisht

Jean Claude Juncker: Pa marrëveshej, fajin do ta ketë ekskluzivisht Britania e Madhe

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker ka thënë se Komisioni po punon në mënyrë të palodhshme në arritjen e marrëveshjes për Brexit-in, dhe nëse nuk vjen deri te marrëveshja, fajin do ta ketë vetëm Britania e Madhe.

Juncker ka deklaruar për gazetën gjermane ‘’Augsburger Allgemeine’’ se Brexiti pa marrëveshje “do të ishte katastrofë për Britaninë e Madhe, por edhe për kontinentin evropian”.

Sipas tij, ai vetë dhe negociatori kryesor evropian, Michel Barnier po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që marrëveshja të arrihet.

“Nëse në fund nuk e arrijmë këtë, përgjegjësia do të jetë vetëm në anën britanike”, ka shtuar shefi i KE.

Kryeministri britanik Boris Johnson kërkon ndryshime thelbësore të marrëveshjes mbi daljen të cilën e ka arritur paraardhësja e tij, Theresa May dhe po insiston për dalje nga BE më 31 tetor me apo pa marrëveshje./Insajderi.com

Bota Brexit pa marrëveshje Jean-Claude Juncker Presidenti i Komisionit Evropian